Rreziku Shokues i Mosnjohjes së Krishtit!

Perëndia i cili ju mban sipër gropës së ferrit, tamam si njeriu që mban mbi zjarr ndonjë merimangë ose ndonjë insekt të neveritshëm, ndjen neveri për ju, dhe është i ofenduar tmerrësisht. Zemërimi i Tij ndaj jush digjet si zjarri; Ai ju shikon juve si të denjë për asgjë vecëse të hidheni në zjarr; Ai është me sy shumë më të pastër sesa t’ju shikojë; jeni dhjetë mijë herë më të krupshëm në sytë e Tij sesa është gjarpëri helmues më i urryeshëm në sytë tuaj. Ju e keni ofenduar Atë në një shkallë shumë më të pakufishme sesa cdo rebel kokëfortë që e ofendon ndonjëherë princin e tij. E megjithatë, s’është asgjë tjetër vec dorës së Tij ajo që ju mban që të mos bini në zjarr që në këtë cast. Kjo s’duhet t’i detyrohet asgjëje tjetër që nuk shkuat në ferr mbrëmë, që juve ju lejua të gëdhiheshit prapë në këtë botë, pasi i mbyllët sytë për të fjetur. Dhe pse të jepet asnjë arsye tjetër se përse s’keni rënë në ferr pasi u ngritët në mëngjes, përvecëse ishte dora e Perëndisë ajo që ju mbajti. S’ka arsye tjetër se përse s’keni ikur në Ferr pasi u ulët këtu në shtëpinë e Perëndisë, duke ia provokuar sytë e pastër me mënyrën tuaj të mëkatshme dhe të ligë të të bashkuarit me adhurimin e Tij solemn. Por, edhe s’ka gjë tjetër që të jepet si arsye përse s’bini në ferr qysh në këtë moment!

 

~ Xhonathan Eduards (Jonathan Edwards)

 

Works of Jonathan Edwards [Veprat e Xhonathan Eduards] Vol. 2 (Peabody, MA; Hendrickson Publishers, Inc; 2007) f. 10.  Mëkatarët në duart e një Perëndie të zemëruar.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *