Është Perëndia Mendjengushtë?

Nga Pastor Xhon Samson (John Samson)

Jezusi tha, “Unë jam Rruga, e Vërteta dhe Jeta. Askush nuk vjen te Ati përveçëse nëpërmjet Meje.” – Bibla, Gjoni 14:6

“Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell, që u është dhënë njerëzve, me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.” – Bibla, Veprat 4:12

Një nga kundërshtimet më të mëdha që njerëzit kanë ndaj Ungjillit të krishterë është çështja e ekskluzivitetit: që i krishteri deklaron se vetëm në Jezus Krishtin gjendet shpëtimi. Me siguri që do të ishte më pak e kundërshtuar nëse Jezusi do të paraqitej thjesht si një nga rrugët e shumta për te Perëndia. Duhet të theksohet se nuk është i krishteri ai që erdhi me këtë ide, por deklarata vjen direkt nga vetë Jezusi. Për shkak të kësaj, ose Jezusi është rruga e vetme për te Perëndia siç ai edhe tha, ose ai është një gënjeshtar dhe mashtrues, duke mos qënë rruga e vetme për te Perëndia!

Le të mendojmë për këtë ide të një rruge të vetme për te Perëndia duke e parë nga një perspektivë hipotetike. Ndiqni logjikën e Dr. R.C. Sproul kur ai shkruan këtë në librin e tij “Arsye për të Besuar”:

Le të supozojmë që ka një Perëndi që është absolut në shenjtërinë dhe drejtësinë e tij. Supozoni që Ai lirisht krijon njerëzimin dhe i jep çdo qënie njerëzore dhuratën e jetës. Supozoni që Ai i vendos krijesat e tij në një mjedis ideal me lirinë për tu kënaqur me mrekullitë e të gjithë krijimit. Pastaj le të supozojmë që Perëndia vendos vetëm një kufizim të vogël mbi ta, dhe i paralajmëron ata se nëse e shkelin këtë kufizim, ata do të vdesin. A do të kishte të drejtë një Zot i tillë të vendoste një kufizim të tillë me dënimin e humbjes të dhuratës së jetës nëse autoriteti i tij do të shkelej?

Pastaj le të supozojmë se për asnjë arsye të drejtë, krijesat mosmirënjohëse nuk i binden kufizimit. Supozoni përsëri që kur Ai zbuloi shkeljen e tyre, në vend që ti vriste menjëherë, i la ata që të jetonin. Supozoni që pasardhësit e shkelsëve të parë rritën armiqësinë dhe mosbindjen e tyre ndaj Perëndisë derin në pikën ku e tërë bota u bë armike e Perëndisë. Supozoni që Perëndia prapësëprapë vendosi ti shpëtonte këta njerëz, dhe të veçonte mënjanë një komb për veten e tij, duke iu dhënë dhurata të veçanta, që nëpërmjet tyre, e gjithë bota të bekohej. Supozoni që Ai vazhdoi ti çlironte ata nga të gjithë armiqtë e tyre, por sapo ata çliroheshin, ngriheshin në rebelim kundër tij.

Supozoni që, për shkak të mëshirës dhe hirit të tij, Perëndia dërgoi lajmëtarë dhe profetë të veçantë për ti bindur njerëzit e tij të ktheheshin tek Ai. Supozoni që njerëzit i vranë këta lajmëtarë hyjnorë dhe u tallën me mesazhin e tyre. Supozoni që pastaj ata filluan të adhuronin idhuj prej guri dhe gjërat që ata kishin bërë. Supozoni që ata pastaj shpikën fe të cilat ishin totalisht kundër të vërtetës që Ai ua kishte bërë të qartë, dhe ata adhuruan krijesat më shumë sesa Krijuesin.

Supozoni që në një akt të fundit shpengues, Vetë Perëndia u mishërua në personin e Birit të tij. Supozoni që ky Bir erdhi në botë jo për të dënuar botën, por për ta shpëtuar atë. Supozoni që ky Bir u refuzua, u tall, u torturua dhe u vra. Por gjithësesi, supozoni që Perëndia e pranoi vrasjen e vetë Birit të tij si dënim për mëkatet e personave të njëjtë që e vranë Atë. Supozoni që ky Perëndi ofroi falje, dhe pastrim nga i gjithë faji, fitore mbi vdekjen dhe paqe të përjetshme me Veten e tij. Supozoni që Perëndia iu dha këtyre njerëzve si dhuratë falas premtimin e një jetë të ardhshme që do të ishte pa dhimbje, pa sëmundje, pa vdekje, dhe pa lot. Supozoni që Perëndia iu tha këtyre njerëzve, “Ka vetëm një gjë që unë kërkoj. Kërkoj që ju të nderoni Birin tim të vetëm dhe të adhuroni dhe ti shërbeni vëtem Atij.” Supozoni që Perëndia i bëri të gjitha këto, a do të mund ti thuanit Atij, “Perëndi, kjo nuk është e drejtë, nuk ke bërë mjaftueshëm?”

Nëse njeriu në fakt ka kryer tradhëti kozmike kundër Perëndisë, çfarë arsye mund të kishim ne që Perëndia duhej të siguronte ndonjë rrugë shpëtimi? Në dritën e rebelimit universal kundër Perëndisë, çështja nuk është pse ka vetëm një rrugë, por pse ka fare rrugë?

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/apologetics/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *