man, stairs, heaven-5640540.jpg

Kur të vdes do të kem hidhërimin tim më të madh dhe gëzimin tim më të madh

(J.C. Ryle, Udhëheqësit e krishterë në shekullin e fundit)

William Grimshaw ishte, mbi të gjitha, një burrë me përulësi të rrallë. Pak njerëz me dhunti, ndoshta, menduan ndonjëherë kaq në mënyrë të përulur për veten, ose ishin kaq me të vërtetë gati për të nderuar të tjerët.

“Çfarë kemi që të mburremi?” tha një herë ai. “Çfarë kemi, që nuk e kemi marrë? Me anë të hirit jemi shpëtuar. Kur të vdes atëhere do të kem hidhërimin tim më të madh dhe gëzimin tim më të madh: hidhërimi im më i madh që kam bërë kaq pak për Jezusin; dhe gëzimin tim më të madh që Jezusi ka bërë kaq shumë për mua. Fjalët e mia të fundit do të jenë, “Ja ku po shkon një shërbëtor i padobishëm!”

Në shtratin e vdekjes ai tha, “Mjerisht! Çfarë kanë qënë shërbimet e mia të mjera. Tani kam nevojë të klith, në fund të udhëtimit tim të padobishëm: Perëndi, ji i mëshirshëm me mua mëkatarin!

Pastaj, duke vendosur dorën në zemrën e tij, tha, “jam mjaft i rraskapitur; por shpejt do të jem në shtëpi, përgjithmonë me Zotin—një mëkatar i varfër dhe i mjerë i shpenguar nga gjaku i Tij i çmuar!”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *