Fjala “të gjithë” përcaktohet nga konteksti i saj – gjithmonë!

Në 1 Shkurt 2006, postova një artikull këtu që përshkruante përdorimin e fjalës “të gjithë” në shkrime. Titulli i artikullit ishte “Të gjithë gjithmonë do të thotë të gjithë, apo jo?” Unë sapo vizitova blogun e mikut im, Dr. Xhejms Uait (James White) te www.aomin.org, dhe në një artikull atje ai liston një numër të përdorimeve të fjalës “të gjithë” që demonstron shumë qartë se është konteksti ai që përcakton kuptimin e fjalës. “Të gjithë,” nuk nënkupton gjithmonë “të gjithë.” Këto janë shembujt që ai ka cituar:

Veprat 5:34 – “Por një farise, me emrin Gamaliel, mësues i ligjit dhe i nderuar nga gjithëpopulli, u ngrit në sinedër dhe urdhëroi të nxirren jashtë apostujt për një kohë të shkurtër.”

A duhet ta interpretojmë këtë si një kuptim që nuk kishte asnjë që nuk e respektonte Gamalielin… As edhe një? Nuk mendoj kështu. Ky është një përdorim i dukshëm i hiperbolës.

Veprat 7:22 – “Dhe Moisiu u arsimua në gjithë urtësinë e egjiptasve dhe ishte i fuqishëm në fjalë dhe në vepra.”

A do të thotë kjo që Moisiu dinte çdo gjë që dinin Egjiptasit, plotësisht?… A do të ishte ky një interpretim korrekt dhe i saktë i këtyre fjalëve?

Veprat 9:21 – “Dhe të gjithë ata, që e dëgjonin, çuditeshin dhe thonin: A nuk është ky ai që në Jeruzalem shkatërroi të gjithë ata që e thërrisnin këtë emër, dhe ka ardhur këtu me synim që ti çojë të lidhur te kryepriftërinjtë”

Çdo person i vetëm tha ekzaktësisht të njëjtat fjalë? Vërtetë?

Veprat 9:35 – “Dhe të gjithë banorët e Lidës dhe të Saronit e panë dhe u kthyen te Zoti.”

A duhet të hamendësojmë që çdo njeri në Lidë dhe Saron e pa Pjetrin dhe u kthye? Nuk ka as edhe një përjashtim? Fshatra të tërë u kthyen pa asnjë person të vetëm të pakthyer?

Lluka 14:29 – “Se mos, kur ti ketë hedhur themelet dhe të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të fillojnë ta tallin.”

Çdo person i vetëm që sheh, pa përjashtim, do të tallë?

Mateu 2:3 – “Por mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë u shqetësua, dhe gjithë Jeruzalemi bashkë me të.”

Çdo person i vetëm në Jeruzalem u shqetësua? Duke përfshirë edhe Anën dhe Simonin, për shembull?

Mateu 3:5 – “Atëhere njerëzit e Jeruzalemit dhe gjithë Judeja dhe e gjithë krahina e Jordanit dolën tek ai.”

Çdo person në të gjthë Judenë, i ri dhe i vjetër, shkuan te Gjoni?

Dr. White (Uait) vazhdon. “Këto janë vetëm disa shembuj që mund të jepen. Gjithçka përcaktohet nga konteksti. Mund të nënkuptojë të gjithë (Kolosianët 1), mund të nënkuptojë të gjithë për një grup të caktuar, në një kohë të caktuar, etj. Dhe po, të gjithë mund të nënkuptojë të gjithë të zgjedhurit, nëse konteksti e tregon kështu. E njëjta gjë është edhe për botën, Ku vetëm te Gjoni mund të gjeni përdorime të ndryshme të termit…”

 

http://www.reformationtheology.com/biblical_reflections/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *