cloudscape, clouds, sky-1209930.jpg

Ti Nënshtrohesh me Përulje Sovranitetit të Perëndisë

Le ta ngulim në mendje që, na pëlqen apo jo, sovraniteti i Perëndisë është një doktrinë qartësisht e zbuluar në Bibël, dhe një fakt i qartë për tu shikuar në botë. Mbi asnjë parim tjetër nuk mund ta shpjegojmë pse disa anëtarë të familjes konvertohen, dhe të tjerët jetojnë dhe vdesin në mëkat – pse disa pjesë të tokës janë ndricuar nga Krishtërimi, dhe të tjerët mbeten të varrosur në Paganizëm. Vetëm një llogari mund të jetpet për të gjithë këtë. Gjithcka është e rregulluar nga dora sovrane e Perëndisë. Le të lutemi për përulësi në respekt të këtij mësimi të thellë. Le të mbajmë mend që jeta jonë është si një avull, dhe që njohuria jonë më e mirë krahasuar me atë të Perëndisë është marrëzi e pastër. Le të jemi falenderues për një dritë të tillë që e kemi vetë, dhe ta përdorim me zell ndërsa e kemi.

 

~ Rajli (J.C. Ryle)
Mendime Ekspozuese mbi Ungjijtë (Expository Thoughts on the Gospels): Lluka volumi 1, [Carlisle, PA: Banner of Truth, 1986], 122.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *