Thesare të Blera me Gjak – Nga Spurgeon

Kryqi i Jezusit është themeli e lavdisë së shenjtorëve; Kalvari është vendi i lindjes së qiellit; qielli u lind në grazhdin e Betlehemit; në qoftë se nuk do të ishte për vuajtjet dhe agonitë e Golgotës ne nuk do të kishim asnjë bekim. Oh, o shenjtor! Në çdo mëshirë, shiko gjakun e Shpëtimtarit; shiko mbi këtë Libër – është spërkatur me gjakun e Tij; shiko në këtë shtëpi lutjesh – është shenjtëruar me anë të vuajtjeve të Tij; shiko ushqimin tënd të përditshëm – është blerë me rënkimet e Tij. Le të vijë çdo mëshirë te ty si një thesar i blerë me gjak; vlerësoje atë sepse vjen nga Ai; dhe për më tëpër thuaj, “Ti na ke bërë ata që jemi.”

 

~ Çarls Spërxhën (Charles Spurgeon)

 

Spurgeon’s Sermons [Predikimet e Spërxhënit] (Spokane, Washington; Olive Tree Bible Software; 2010) eBook. Vol. 1, Predikimi Nr. 10; Titulluar: The Kingly Priesthood of the Saints [Priftëria Mbretërore e Shenjtorëve]; Predikuar më 28 Janar 1855.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *