Të zgjedhurit e Perëndisë janë të sigurt

Ata që Perëndia ka zgjedhur për shpëtim me anë të Krishtit, janë ata të cilët Perëndia i do në mënyrë të veçantë në këtë botë. Ata janë xhevahiret midis njerëzimit. Ai kujdeset më shumë për ta sesa për mbretërit në fronet e tyre, nëse këta nuk janë të konvertuar. Ai dëgjon lutjet e tyre. Ai urdhëron të gjitha ngjarjet e kombeve dhe çështjet e luftës për të mirën e tyre, dhe shenjtërimin e tyre. Ai i mban ata nëpërmjet Frymës së Tij. Ai nuk lejon as njeriun dhe as djallin që ti zhvasë ata nga dora e Tij. Çfarëdo mundimi dhe vuajtje vjen në botë, të zgjedhurit e Perëndisë janë të sigurt. Mos pushofshim kurrë derisa të dimë që jemi pjesë e këtij numri të bekuar!… Qofshim të zellshëm në të bërit thirrjen dhe zgjedhjen tonë të sigurt! Të zgjedhurit e Perëndisë janë një popull që i thërrasin Atij ditë e natë. Kur Pali pa besimin, shpresën, dhe dashurinë e thesalonikasve, atëhere ai e dinte “zgejdhjen e tyre të Perëndisë.” (1 Thes. 1:4; Lluka 18:7.)

 

~ J.C. Ryle

 

Expository Thoughts on the Gospels [Mendime Ekspozuese mbi Ungjijtë]
 – Matthew [Mateu] (Edinburgh, Scotland; Banner of Truth; 1992) Duke komentuar mbi Matuen 24:15-28. f. 320

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *