Shpëtimi është vetëm prej Perëndisë

Disa persona në tokë nuk dinë ku ta vendosin kurorën; por ata që janë në qiell e dinë këtë. Ata e vendosin diademën në kokën e duhur; dhe ata këndojnë “Dhe Ai na ka bërë ata që jemi.”

…“Çfarë kemi që nuk e kemi marrë?” Kush na ka bërë që të jemi ndryshe? Unë e di, këtë mëngjes, se jam një njeri i drejtësuar; unë kam sigurinë e plotë që

“Dënimet e ligjit dhe të Perëndisë,

 Me mua nuk kanë të bëjnë asgjë;

 Bindja dhe gjaku i Shpëtimtarit tim

 Të gjithë shkeljet e mia i fshijnë.”

Nuk ka asnjë mëkat kundër meje në librin e Perëndisë, ato të gjitha janë fshirë përgjithmonë nga gjaku i Krishtit, dhe të hequra nga vetë dora e tij e djathtë. Unë nuk kam asgjë që të kem frikë; Unë nuk mund të dënohem. “Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë?” Jo Perëndia, sepse Ai i ka drejtësuar; jo Krishti, sepse Ai ka vdekur për ta. Por nëse jam i drejtësuar, kush më bëri kështu? Unë them – ”Ai më ka bërë ai që jam.” Drejtësimi nga fillimi në fund është nga Perëndia. Shpëtimi është vetëm prej Perëndisë.

~ Çarls Spërxhën (Charles Spurgeon)

 

Spurgeon’s Sermons [Predikimet e Spërxhënit] (Spokane, Washington; Olive Tree Bible Software; 2010) eBook. Vol. 1, Predikimi Nr. 10; Titullluar: The Kingly Priesthood of the Saints [Priftëria Mbretëore e Shenjtorëve]; Predikuar më 28 Janar 1855.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *