Një Konflikt Qëndron – Nga Spurgeon

Kur një njeri, sillet te Krishti, shpesh ai është kaq i paditur saqë mendon, “Tani të gjitha shqetësimet e mia kanë mbaruar; Kam ardhur te Krishti dhe jam i shpëtuar: nga kjo ditë e në vazhdim nuk do të bëj asgjë tjetër veçëse ti këndoj lavdërime Perëndisë.” Ah! Një konflikt mbetet këtu. Ne duhet të dimë që tani fillon beteja. Sa shpesh ndodh që në mënyrë që ti mësojë fëmijët e tij për vështirësitë e së ardhmes, Zoti bën që drejtësimi i Tij të jetë shumë i qartë për ta në kohën kur iu tregohet që mund të përballen me shtrëngimin… “Të drejtësuar, pra, prej besimit, kemi paqe me Perëndinë, nëpërmjet Jezu Krishtit, Zoti tonë, me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.” E shikoni sa butë rrjedh, drejtësimi derdh vajin e gëzimit mbi kokën e besimtarit. Por cili është vargu tjetër – “dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe me shtrëngime duke ditur që shtrëngimi prodhon durimin,” dhe vazhdon. Drejtësimi siguron shtrëngime. Oh! Po, besëlidhja është e jotja; ti do të zotërosh tokën e mirë dhe Libanin, por, si e gjithë fara e Abrahamit, ti duhet të shkosh poshtë në Egjipt dhe të rënkosh, duke u djegur. Të gjithë shenjtorët duhet të lëndohen dhe poshtërohen përpara së të këndojnë; ata duhet të mbajnë kryqin përpara se të vënë kurorën. Ti je një njeri i drejtësuar, por ti nuk je i lirë nga shtrëngimet. Mëkatet e tua u vunë mbi Krishtin, por ti ke akoma kryqin e Krishtit për të mbajtur…

 

~ Çarls Spërxhën (Charles Spurgeon)

 

Justification through Faith [Drejtësimi me anë të besimit] —

 Ilustruar nga Drejtësia e Abramit (Metropolitan Tabernacle, Newington) 

Nga predikimi i predikuar në 6 dhjetor 1868

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *