Ai Është Me Ne! – Nga J.C. Ryle


inkurajim, inkurajime te krishtera

Çfarë inkurajimi më të madh se ky do dëshironin besimtarët? Çfarëdo gjëje që të ndodhë, ata të paktën nuk janë kurrë pa miq dhe të vetëm. Krishti është gjithmonë me ta. Ata mund të shohin në varr, dhe të thonë me Davidin, “Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua.” Ata mund të shikojnë përtej varrit, dhe të thonë me Palin, “do të jemi përherë bashkë me Zotin.” (Psalmi 23:4. 1 Thesalonikasit 4:17.) Ai e ka thënë, dhe Ai do ti qëndrojë asaj, “Unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.” “Kurrë nuk do t’ju lë, kurrë nuk do t’ju braktis.” Ne nuk mund të kërkonim asgjë më shumë. Le të vazhdojmë të besojmë, dhe të mos kemi frikë. Është gjithçka të jesh një i krishterë i vërtetë. Askush nuk ka një Mbret të tillë, Prift të tillë, dhe Mik të tillë, si shërbëtorët e vërtetë të Krishtit.

~ J.C. Ryle
Expository Thoughts on the Gospels [Mendime Ekspozuese mbi Ungjijtë] 
– Matthew [Mateu] (Edinburgh, Scotland; Banner of Truth; 1992)
 Duke Komentuar mbi Mateun 12:22-37. f. 414

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *