Nuk ka asnjë që kërkon Perëndinë! – Romakët 3:11

Nga Pastor John Samson

“Unë u gjeta nga ata që nuk më kërkonin, unë iu shfaqa atyre që nuk pyesnin për mua.” – Romakët 10:20

Këtu në këtë varg, Perëndia deklaron që Ai e shfaqi Veten ndaj atyre që madje as nuk po e kërkonin ose po pyesnin për të. Kjo është diçka për të cilën duhet të mendojmë.

Kush ishte ky grup të cilit Perëndia ia shfaqi Veten?

Epo, ne mund të mendojmë që është ndonjë fis i largët afrikan ose shumë ateistë të cilët thonë që nuk ka fare Perëndi. Gjithësesi, përgjigjja biblike për këtë pyetje është që janë të gjithë ata që kanë ardhur në besim në Krishtin.

Romakët 3:11 thotë “asnjë nuk e kërkon Perëndinë.” Fjalë për fjalë teksti lexon, “nuk ka asnjë kërkues për Perëndinë.”

Ne priremi të jemi të verbër ndaj kësaj të vërtete, veçanërsisht kur mund të kemi dëgjuar dëshmi të ndryshme nga të krishterë që thonë se ata po e kërkonin Perëndinë gjithë jetën e tyre – duke e kërkuar atë në përvoja të ndryshme shpirtërore, madje edhe duke parë fe të ndryshme.

Ndërsa është e vërtetë që këta njerëz kërkuan shumë eksperienca të ndryshme dhe u përfshinë në fe të tjera, ajo që Bibla mëson është që asnjë prej nesh nga natyra nuk do që të njohë Perëndinë e Biblës. Ne kemi lindur të vdekur, duke folur nga ana shpirtërore. Ne jemi prej natyre bij të zemërimit, jo fëmijë të Perëndisë dhe deri në momentin që Perëndia ndërhyn, ne kurrë nuk duam të njohim Atë. Ky është mësimi i qartë i vargjeve të para te Efesianët kapitulli 2. Të gjitha “kërkimet” fetare në të vërtetë janë përpjekje për të vrapuar dhe për tu fshehur prej Tij. Ashtu si Adami në kopshtin e Edenit pasi kishte mëkatuar, Ai u fsheh nga prezenca e Zotit. Kjo është prirja jonë e brendshme përkundrejt Perëndisë derisa Perëndia lëviz në zemrën tonë dhe na tërheq te Vetja. Përpara kësaj ne duam të gjitha përfitimet që sjell një marrëdhënie me Perëndinë – falje, liri nga një ndërgjegje fajtore, ndjenja lumturie dhe sigurie, paqe të brendshme; por ne nuk duam të shkojmë te Perëndia për ti marrë këto gjëra. Ne shpesh e ngatërrojmë dëshirën për këto gjëra si një dëshirë për Perëndinë. Dëgjoni përsëri fjalën e Zotit, “nuk ka asnjë që e kërkon Perëndinë.” (Romakët 3:11).

Megjithëse Bibla na urdhëron, “Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet,e thirrni ndërsa është afër” (Isaia 55:6) asnjë nga ne prej natyre nuk do ta bëjë këtë gjë. Ne kemi përgjegjësinë, por nuk kemi interesin.

Ne dështojmë ta kërkojmë Atë, jo sepse nuk kemi aftësi fizike për të kërkuar. Ne kërkojmë shumë gjëra. Ne jemi shumë kurioz. Ne duam ti dimë gjërat. Ne duam të dimë si funksionojnë gjërat. Ne duam të dimë të vërtetën, ose kështu mendojmë ne. Por ndërsa jemi akona në gjendjen e paripërtërirë, gjëja e vetme që nuk do të kërkojmë është të njohim Perëndinë; jo Perëndinë e vërtetë; jo Perëndinë e Biblës. Prej natyre ne nuk jemi kërkues të Perëndisë; por në fakt jemi armiq të tij. Zemra e problemit është problemi i zemrës. Ne po kërkojmë, jo për Perëndinë, por për mënyra për të jetuar në pavarësi nga Perëndia, shpesh nëpërmjet mënyrave të fesë.

Shkrimi më lart lexon, “Unë u gjeta nga ata që nuk më kërkonin, unë iu shfaqa atyre që nuk pyesnin për mua.” Çdo fëmijë i vërtetë i Perëndisë, i trajnuar dhe i mësuar nga Shkrimi, e di që ne tani e kërkojmë dhe e duam atë, Për shkak se Ai na kërkoi dhe na deshi i pari.

Këtu hyn doktrina shpesh e keqkuptuar e zgjedhjes. Mark Webb, kur shpjegonte këtë të vërtetë ndaj disa studentëve të tij kujton:

“Pasi dhashë një përmbledhje të shkurtër për doktrinat e hirit sovran, pyeta nëse ndokush kishte ndonjë pyetje. Një zonjë, në veçanti, ishte goxha e pakënaqur. Ajo tha, “Kjo është gjëja më e tmerrshme që kam dëgjuar! Ju e bëni të duket sikur Perëndia me qëllim i kthen mbrapsht burrat dhe gratë që mund të shpëtoheshin, duke pranuar vetëm të zgjedhurit.” Unë iu përgjigja, “Ju po e keqkuptoni situatën. Ju përfytyroni që Perëndia po qëndron te dera e parajsës, dhe njerëzit po grumbullohen që të hynë te dera, dhe Perëndia iu thotë njerëzve të ndryshëm, ‘Po, ti mund të hysh, por jo ti, ti po, por jo ti tjetri, etj.’ Situata nuk është fare e tillë. Perëndia qëndron në derën e Parajsës me krahët e tij të shtrirë, duke i ftuar që të gjithë të vijnë tek Ai. Por të gjithë njerëzit pa përjashtim po rendin në drejtimin e kundërt, drejt ferrit, sa më shumë që munden. Kështu që Perëndia, në zgjedhje, duke u treguar i hirshëm, arrin, dhe ndalon këtë, dhe atë, dhe këtë këtu, dhe atë atje, dhe në mënyrë efektive i tërheq ata te Vetja duke ndryshuar zemrat e tyre, duke i bërë që të vijnë tek Ai. Zgjedhja nuk mban asnjë jashtë parajsës, por mban një mori të tërë njerëzish mëkatarë jashtë ferrit të cilët përndryshe do të ishin atje. Nëse nuk do të ishte për zgjedhjen, qielli do të ishte një vend bosh, dhe ferri do të mbushej plot e për plot. Kjo lloj përgjigje, e themeluar në të vërtetën e Shkrimit, i jep një kuptim tjetër gjërave, apo jo? Nëse ti humbet në ferr, fajëso veten, sepse është i gjithë faji yt. Por nëse shkon në qiell, atriuboja Perëndisë, sepse kjo është tërësisht vepër e tij! Vetëm Atij i përket lavdia, sepse shpëtimi është tërësisht prej hirit, nga fillimi deri në fund.”

Më ka pëlqyer shumë libri “Zgjedhur prej Perëndisë” nga Dr. R. C. Sproul. Ishte një ndihmë shumë e madhe për mua kur kisha vështirësi për të kuptuar çfarë mësonte Bibla në lidhje me Sovranitetin e Perëndisë në të gjitha gjërat, veçanërisht në lidhje me shpëtimin.

Dr. Sproul shkruan, “Të gjithë të krishterët ndonjëherë kanë vështirësi për të përqafuar mësime të caktuara nga Bibla. Unë nuk do ta harroj kurrë kur isha në seminar kur e sfidova Dr. John Gerstner në lidhje me zgjedhjen hyjnore. Unë u tregova shumë i keq, por Dr. Gerstner pati durim me mua. Ngadalë, unë mësova që duhet të mësoj atë që Bibla thotë se është e vërtetë, jo atë që dua unë që Bibla të thotë se është e vërtetë.

Mësimi i Palit te Romakët më në fund më bindi që Perëndia zgjedh një popull për Veten e tij bazuar vetëm në vullnetin e tij të mirë. Unë fillova të shikoja thellësinë e mëkatshmërisë së plotë njerëzore dhe që Zoti në mënyrë sovrane, të dashur, dhe direkte duhet të punojë në zemrat e të zgjedhurve të tij nëse ndokush do të besojë. Hiri i Perëndisë pëkundrejt mëkatarëve, si vetja ime, më kaploi.

Kuptimi i paracaktimit të çon në një teologji të fokusuar te Perëndia, dhe në konfidencë që asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë në Krishitn Jezus (Romakët 8:29-39). Unë e kam parë që kjo teologji i bën njerëzit të dëshirojnë lavdinë e Perëndisë dhe mbretërinë e tij mbi gjithçka tjetër.”

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_reflections/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *