Fryma e Shenjtë Gjithmonë Drejton tek Krishti

“Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht, nga i cili merr emër çdo familje në qiejt dhe mbi tokë, që t’ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm…”

Pali po thotë: “Unë po i lutem Atit, dhe po i kërkoj që Fryma e Tij t’ju forcojë në mënyrë që…këtu është qëllimi:
“që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia, dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë. Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë, atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen. (Efesianët 3:14-21)

Cila është lutja e Palit?

Është që Fryma do t’ju çojë në një njohje të plotë të dashurisë së Krishtit… Gjithmonë drejton tek Krishti.

Më trego një person të fiksuar me Frymën e Shenjtë dhe unë do të tregoj një person që nuk është i mbushur me Frymën e Shenjtë.

Më trego një person të fiksuar me Zotin Jezu Krisht, që nuk lodhet asnjëherë të mësojë dhe të dojë Atë, i magjepsur nga lavdia e Tij madhështore, dhe që kërkon ti bindet Atij dhe të jetë si Ai, dhe unë do të tregoj një njeri të mbushur me Frymën e Shenjtë.

Kështu duket një njeri i mbushur me Frymën.

– John Macarthur
Konferenca “Strange Fire”
Testing the Spirits

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *