Zgjedhja dhe paracaktimi gjenden nga Zanafilla te Zbulesa

Nga Arthur W. Pink

Nuk ka asnjë libër të vetëm në Fjalën e Perëndisë ku Zgjedhja nuk është e deklaruar, e ilustruar në mënyrë të goditur, ose e nënkutpuar. Zanafilla është plot me të: ndryshimi që Zoti bëri midis Nahorit dhe Abrahamit, Ismaelit dhe Isakut, dhe dashuria për Jakobin dhe urrejtjen për Ezaun janë disa prej rasteve. Te Eksodi ne shikojmë dallimin e bërë nga Perëndia mdis Egjiptasve dhe Hebrenjve. Te Levitiku shlyerja dhe të gjitha sakrificat ishin për popullin e Perëndisë, ata nuk ishin të thirrur të shkonin dhe ti “ofronin” ato për paganët që i rrethonin. Te Numrat Jehovai përdori një Balam për të lajmëruar faktin që Izraeli ishte “populli” që “qëndron vetëm, dhe nuk është përfshirë në gjirin e kombeve” (23:9); dhe prandaj ai ishte i detyruar të thërriste “Sa të bukura janë çadrat e tua, o Jakob, banesat e tua, o Izrael” (24:5). Te Ligji i Ripërtërirë është regjistruar “Meqënëse pjesa e Zotit është populli i Tij; Jakobi është pjesa e trashëgimisë së tij” (32:9).

Te Jozueu ne shikojmë mëshirën e Zotit të derdhur mbi prostitutën Rahab, ndërsa i gjithë qyteti i saj shkatërrohej. Te Gjyqtarët Sovraniteti i Perëndisë shfaqet në zgjedhjen e instrumenteve më të pamundura, prej të cilave solli fitore për Izraelin: Debora, Gideoni, Samsoni. Te Ruthi ne kemi Orpah që puth vjehrrën e saj dhe kthehet te perënditë e saja, ndërsa Ruthi qëndron me të dhe mori trashëgimi në Izrael—kushi bëri që të ndryshonin nga njëra-tjetra? Te 1 Samueli Davidi zgjidhet për fronin, dhe jo vëllezërit e tij më të rritur. Te 2 Samueli ne mësojmë për besëlidhjnen e përjetshme “që parashikon çdo gjë dhe është e sigurt” (23:5). Te 1 Mbretërit Elia bëhet një bekim për një vejushë të vetme të zgjedhur prej shumë të tillave; ndërsa te 2 Mbretërit vetëm Namani u pastrua nga të gjithë lebrozët. Te 1 Kronikave është shkruar “O bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij” (16:13); ndërsa te 2 Kronikave ne shikojmë dhe mrekullohemi me hirin e Perëndisë që derdh pendesë mbi  Manasin.

Dhe kështu ne mund të vazhdojmë. Psalmet, Profetët, Ungjijtë dhe Letrat janë plot me këtë doktrinë e cila të mund të lexohet lirshëm. [Hab 2:2]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *