Dhjetë Efektet e të Besuarit në Pesë Pikat e Kalvinizmit

Nga John Piper

Këto dhjetë pika janë dëshmia ime personale për efektet e të besuarit në pesë pikat e Kalvinizmit. Unë sapo kam përfunduar së dhëni një seminar në lidhje me këtë temë dhe mu kërkua nga pjesëmarrësit për ti postuar këto reflektime në mënyrë që edhe ata të kënë qasje në to. Dhe unë jam i lumtur ta bëj këtë. Ata, sigurisht, marrin përmbajtjen e kursit, i cili është i disponueshëm online nga shërbesa “Desiring God”, por unë do t’i shkruaj këtu me shpresën që ato të mund të nxisin të tjerët për të kërkuar, si Bereasit, për të parë nëse Bibla mëson atë që unë e quaj “Kalvinizëm.”

1. Këto të vërteta më bëjnë që të qëndroj në druajtje dhe nderim të Perëndisë dhe më çojnë në thellësinë e adhurimit të vërtetë të fokusuar te Perëndia
 
Unë mbaj mend herën e parë që pashë, ndërsa jepja mësim mbi Efesianët në Kolegjin Bethel në fund të viteve 70, deklaratën e trefishtë të qëllimit të të gjithë punës së Perëndisë, deklaratën, “për lëvdim të lavdisë së hirit të tij” (Efesianët 1:6, 12, 14).

Kjo më ka drejtuar që të shikoj që ne nuk mund ta pasurojmë Perëndinë dhe që për shkak të kësaj lavdia e tij shkëlqen me më shumë ndriçim jo kur ne përpiqemi të plotësojmë nevojat e tij, por kur ne kënaqemi në Të, si esenca e veprave tona. “Sepse prej tij dhe me anë të tij dhe ndaj tij janë të gjitha. Lavdi atij përjetë” (Romakët 11:36). Adhurimi bëhet një fund në vetvete.

Më ka bërë të ndiej sesa të ulta dhe të pamjaftueshme janë dëshirat e mia, kështu që Psalmet e dëshirimit vijnë të gjalla dhe e bëjnë adhurimin intensiv.

2. Këto të vërteta më mbrojnë që të mos luaj me gjërat hyjnore. 
 
Një nga mallkimet e kulturës tonë janë banaliteti, dinakëria, zgjuarësia. Televizioni është mbajtësi kryesor i varësisë sonë ndaj cektësisë dhe gjërave bajate.

Perëndia është hequr në këtë dhe prej kësaj ka ardhur edhe të lozurit me gjërat hyjnore.

Serioziteti dhe zelli nuk janë shumë të përhapura sot. Mund të ketë qënë një herë e një kohë.

Robertson Nicole tha për Spurgeon, “Ungjillizimi i llojit humoristik [ne mund të themi, teknikat e rritjes së kishës e llojit marketing] mund të tërheqë turma, por e bën shpirtin të vuajë dhe shkatërron madje edhe vetë embrionet e besimit. Z. Spurgeon shpesh mendohet nga ata që nuk i njohin predikimet e tij të ketë qënë një predikues shakaxhi. Por faktikisht nuk kishte asnjë predikues tjetër toni i të cilit ishte më shumë serioz, i zellshëm, i perëndishëm dhe solemn” (Cituar në Supremacia e Perëndisë në Predikim [The Supremacy of God in Preaching], f. 57).

3. Këto të vërteta më bëjnë të mrekullohem me vetë shpëtimin tim. 
 
Pasi ka folur për shpëtimin e madh të kryer nga Perëndia te Efesianët 1, Pali lutet, në pjesën e fundit të atij kapitulli, që efekti i asaj teologjie do të jetë ndriçimi i zemrave tona në mënyrë që ne të mrekullohemi me shpresën tonë, dhe me pasurinë e lavdisë së trashëgimisë sonë, dhe me fuqinë e Perëndisë që punon në ne – që është, fuqia për të ringjallur të vdekurit.

Cdo fije mburrje është hequr dhe gëzimi dhe mirënjohja prej zemrës së thyer gëlon.

Përkushtimi i Jonathan Edwards fillon të rritet. Kur Perëndia na ka dhënë një shije të vetë madhështisë së tij dhe të vetë ligësisë sonë, atëhere jeta e krishterë bëhet diçka shumë ndryshe se përkushtimi i zakonshëm. Edwards e përshkruan shumë bukur kur thotë,

Dëshirat e shenjtorëve, sado të zellshme, janë dëshira të përulura: shpresa e tyre është një shpresë e përulur, dhe gëzimi i tyre, edhe kur është i papërshkrueshëm, dhe plot lavdi, është gëzim i përulur, gëzim i zemrës së thyer, dhe e lë të krishterin më të varfër në frymë, dhe më shumë si një fëmijë të vogël, dhe më shumë të vendosur në një përulësi dhe thjeshtësi të përgjithshme të sjelljes (Dëshirat Fetare [Religious Affections], New Haven: Yale University Press, 1959, pp. 339f).

4. Këto të vertëta më bëjnë vigjilent ndaj zëvendësimeve të fokusuara te njeriu që shtiren si lajmi i mirë. 
 
Në librin tim, “Kënaqësitë e Perëndisë [The Pleasures of God] (2000)”, f.144-145, tregoj që në shek. 18 në New England rrëshkitja nga Sovraniteti i Perëndnisë çoi në Arminianizëm dhe prej kësaj në Universalizëm dhe prej kësaj në Unitarianizëm. E njëjta gjë ndodhi dhe në Angli në shekullin e 19-të pas Spurgeon.

Te libri “Jonathan Edwards: Një Biografi e Re [A New Biography]” (Edinburgh: Banner of Truth, 1987), f. 454, Iain Murray dokumenton të njëjtën gjë: “Bindjet Kalviniste u venitën në Amerikën e Veriut dhe në përparimin e tatëpjetës të cilën Edwards-i me të drejtë kishte parashikuar, ato kisha Kongregacionaliste të New England të cilat kishin përqafuar Arminianizmin pas Ringjalljes së Madhe gradualisht lëvizën në Unitarianizëm dhe Universalizëm, të drejtuara nga Charles Chauncy.”

Ju gjithashtu mund të lexoni në librin e J.I.Packer “Kërkimi për Perëndishmërinë [Quest for Godliness]” (Wheaton, IL: Crossway Books, 1990), f. 160, sesi Richard Baxter braktisi këto mësime dhe sesi brezat e ardhshëm morën një të korrur të zymtë në kishën e Baksterit në Kidderminster.

Këto doktrina janë një mburojë kundër mësimeve të fokusuara te njeriu në shumë forma që gradualisht korruptojnë kishën dhe e bëjnë të dobët nga brenda, megjithëse nga jashtë mund të duket e fortë dhe popullore.

1 Timoteu 3:15, “Kisha e Perëndisë së gjallë është shtylla dhe mbështetja e së vërtetës.”

5. Këto të vërteta më bëjnë të rënkoj mbi sëmundjen e papërshkrueshme të kulturës sonë sekulare Perëndi-përçmuese. 
 
Unë nuk mund të lexoj gazetën ose të shikoj një reklamë në TV pa ndjerë që Perëndia mungon.

Kur Perëndia është realiteti kryesor në univers dhe trajtohet si një jo-realitet, Unë frikësohem me zemërimin që po grumbullohet. Madje tronditem. Kaq shumë të krishterë janë vënë në gjumë me të njëjtin ilaç si bota. Por këto mësime janë një antidot i madh.

Dhe unë lutem për Rizgjim dhe Ringjallje.

Dhe unë përpiqem të predikoj për të krijuar njerëz që janë kaq shumë të ushqyer me Perëndinë saqë ata do ta tregojnë Perëndinë kudo dhe në çdo kohë.

Ne ekzistojmë për të ripohuar realitetin e Perëndisë dhe supremacinë e Perëndisë në gjithë jetën.

6. Këto të vërteta më bëjnë konfident që veprën të cilën Perëndia planifikoi dhe filloi, Ai do ta përfundojë – globalisht dhe personalisht. 
 
Kjo është ajo që tregon Romakët 8:28-39.

Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij. Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë njësoj me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve. Por ata që i paracaktoi ata ai edhe i thirri; dhe ata që i thirri, ata ai edhe i drejtësoi; dhe ata që i drejtësoi, ata ai edhe i përlëvdoi. Çfarë të themi, pra, për këto? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për ne të gjithë, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me të? Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i drejtëson. Kush është ai që do t’i dënojë? Krishti është ai që vdiq, po për më tepër ai edhe u ringjall; ai është në të djathtë të Perëndisë dhe ai ndërmjetëson për ne. Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata? Siç është shkruar: “Për shkakun tënd po vritemi gjithë ditën; u llogaritëm si dele për therje”. Por në të gjitha këto gjëra jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi. Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” 
 

7. Këto të vërteta më bëjnë të shikoj gjithçka nën dritën e qëllimeve personale të Perëndisë – që prej tij dhe nëpërmjet tij dhe ndaj tij janë të gjitha gjërat, atij i qoftë lavdia përjetë. 
 
E gjithë jeta lidhet me Perëndinë. Nuk ka asnjë hapësirë ku ai nuk është i gjithë-rëndësishëm dhe që Ai i jep kuptim gjithçkaje. 1 Korintasit 10:31.

Të shikosh qëllimin sovran të Perëndisë të zbatuar në Shkrime, dhe të dëgjosh Palin të thotë se “atij që vepron gjithçka sipas këshillës së vullnetit të tij” (Efesianët 1:11) më bën mua ta shoh botën në këtë mënyrë.

8. Këto të vërteta më mbushin me shpresë që Perëndia ka vullnetin, të drejtën, dhe fuqinë për t’ju përgjijgur lutjes që njerezit të ndryshohen. 
 
Garancia e lutjes është që Perëndia mund të ndërhyjë dhe ti ndryshojë gjërat – duke përfshirë zemrën njerëzore. Ai mund ta ndryshojë komplet vullnetin. “U shenjtëroftë emri yt” do të thotë: bëji njerëzit që të shenjtërojnë emrin tënd. “Fjala jote veproftë dhe u përlëvdoftë” do të thotë: ti bëjë zemrat që të hapen ndaj ungjillit.

Ne duhet të marrim premtimet e Besëlidhjes së Re dhe ti kërkojmë Perëndisë që ti përmbushë ato në fëmijët tanë, në fqinjët tanë dhe në të gjitha fushat e misionit në botë.

“Perëndi, hiq prej tij zemrën prej guri dhe jepi një zemër të re prej mishi” (Ezekieli 11:19).
“Zot, rrethprit zemrat e tyre në mënyrë që ata të të duan” (Ligji i Ripërtërirë 30:6).
“O At, vendos shpirtin tënd brenda tyre dhe bëji që të ecin në statutet e Tua” (Ezekieli 36:27).
“Zot, jepu pendesën dhe njohurinë e së vërtetës që ata ti shpëtojnë lakut të Djallit” (2 Timoteu 2:25-26).
“O At, hap zemrat e tyre në mënyrë që ata të besojnë Ungjillin” (Veprat 16:14).

9. Këto të vërteta më rikujtojnë që ungjillizimi është absolutisht i domosdoshëm për njerëzit të vijnë te Krishti dhe të shpëtohen, dhe që ka një shpresë të madhe për sukses në drejtimin e njerëzve në besim, por ky konvertim përfundimisht nuk varet nga unë dhe as nuk kufizohet nga fortësia e jobesimtarit. 
 
Kështu që jep shpresë në ungjillizim, veçanërisht në vendet e vështira dhe midis njerëzve të vështirë.

Gjoni 10:16, “Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t’i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim”

Eshtë vepra e Perëndisë. Hidhe veten në të plotësisht.

10. Këto të vërteta më bëjnë të sigurt që Perëndia do të triumfojë në fund. 
 
Isaia 46:9-10, “unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua, që shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë: “Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen”

Duke i vendosur të gjitha bashkë: Perëndia merr lavdinë dhe ne marrim gëzimin.

 

Marre nga www.gospeltranslations.org

Leave a Comment

Your email address will not be published.