A Eshtë Doktrina e Zgjedhjes e Padrejtë?

Nga Xhon Mekarthur (John MacArthur)

Pavarësisht qartësisë me të cilën Shkrimi flet për këtë çështje, shumë të krishterë sot e kanë të vështirë të pranojnë sovranitetin e Perëndisë – veçanërisht kur vjen puna te zgjedhja për shpëtim. Protesta e tyre më e zakonshme, sigurisht, është se doktrina e zgjedhjes është e padrejtë. Por një kundërshtim i tillë vjen nga ideja njerëzore se çfarë është e drejtë, dhe jo nga e kuptuara hyjnore dhe objektive e drejtësisë së vërtetë. Në mënyrë që ti adresohemi siç duhet çështjes së zgjedhjes, ne duhet të lëmë mënjanë të gjitha konsideratat njerëzore dhe të fokusohemi te natyra e Perëndisë dhe standarti i tij i drejtë. Drejtësia Hyjnore është vendi ku duhet të fillojë diskutimi

Çfarë është drejtësia Hyjnore? E thënë thjesht, është një atribut thelbësor i Perëndisë ku Ai në mënyrë të pafundme, të përsosur, dhe të pavarur bën saktësisht atë që do që të bëjë, kur të dojë dhe si të dojë. Sepse Ai është standarti i drejtësisë, dhe çfarëdo që Ai bën është natyrshmërisht e drejtë. Sic William Perkins ka thënë shumë vite më parë, “Ne nuk duhet të mendojmë që Perëndia e bën një gjë sepse është e mirë dhe e drejtë, por, ajo është gjëja e mirë dhe e drejtë sepse Perëndia e dëshiron dhe e bën.”

Prandaj Perëndia përcakton për ne çfarë është drejtësia, sepse për nga natyra Ai është i drejtë, dhe ajo që Ai bën reflekton këtë natyrë. Vullneti i tij i lirë dhe asgjë tjetër është mbrapra drejtësisë së Tij. Kjo do të thotë që çfarëdo gjëje që Ai dëshiron, është e drejtë; dhe është e drejtë, jo për shkak të ndonjë standarti të jashtëm të drejtësisë, por thjesht sepse Ai e dëshiron.

Për shkak se drejtësia e Perëndisë është një rrjedhë e karakterit të Tij, ajo nuk është subjekt i hamëndësimeve të njerëzve të rënë se çfarë drejtësie duhet të jetë. Krijuesi nuk iu detyrohet asgjë krijesave, as edhe ajo që Ai në mënyrë të hirshme është i kënaquer të japë. Perëndia nuk vepron nga detyrimi dhe shtrëngimi, por nga vetë e drejta e Tij e posaçme dhe e pavarur. Kjo është çfarë do të thotë të jesh Perëndi. Dhe për shkak se Ai është Perëndia, veprimet e Tij të lira janë realisht të drejta dhe të përsosura.

Të thuash që zgjedhja është e padrejtë jo vetëm që është e pasaktë, por dështon të njohë esencën e vërtetë të drejtësisë së vërtetë. Ajo që është e drejtë është ajo që Perëndia dëshiron të bëjë. Kështu që, nëse Perëndia do që të zgjedhë ata që Ai do që të shpëtojë, është natyrshmërisht e drejtë për Të ta bëjë këtë. Ne nuk mund të imponojmë idetë tona të drejtësisë në të kuptuarin tonë të veprës së Perëndisë. Në vend të kësaj, ne duhet të shkojmë të Shkrimet dhe të shikojmë se si vetë Perëndia, në drejtësinë e Tij të përsosur, vendos të veprojë.

 

Përkthyer nga www.gty.org

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *