8 Simptomat e Doktrinës Fallco

Dallimi Biblik Doktrina J. C. Ryle

Shumë gjëra kombinohen për ta bërë inkursionin e tanishëm të doktrinës fallco shumë të rrezikshëm.

1. Ka një zell të pamohueshëm në disa nga mësuesit e gabimit. “Zelli” i tyre i bën shumë njerëz të mendojnë se ata duhet të kenë të drejtë.

2. Ka një paraqitje të madhe të mësimit dhe njohurisë teologjike. Shumë mendojnë se njerëz të tillë të zgjuar dhe intelektualë duhet të jenë me siguri guida të sigurta.

3. Ka një tendencë të përgjithshme të mendimit të lirë në këto ditë të fundit. Shumë duan të provojnë pavarësinë e tyre të gjykimit, duke besuar gjëra të reja.

4. Ka një dëshirë të përhapur për tu dukur bamirës dhe me mendje liberale. Shumë duken gjysmë të turpëruar të thonë që cdokush mund ta ketë gabim.

5. Ka një sasi gjysmë të vërtetash të mësuara nga mësuesit e rremë modernë. Ata papushim përdorin terma dhe fraza të Shkrimit në një mënyrë jo biblike.

6. Ka një kërkesë të madhe për një adhurim të ndjeshëm, të bujshëm, që bie në sy.

7. Ka një gatishmëri të kotë në cdo drejtim për të besuar këdo që flet me zgjuarësi, me dashuri dhe zell, dhe një vendosmëri për të harruar që Satani shpesh e paraqet veten “si një ëngjëll drite” (2 Korintasit 11:14).

8. Ka një “verbëri” të përhapur midis atyre që rrëfejnë se janë të krishterë. Cdo heretik që tregon historinë e tij në mënyrë të besueshme me siguri që do të besohet, dhe cdo person që e vë në dyshim atë quhet persekutues dhe njeri mendjengushtë.

Të gjitha këto gjëra janë simptoma të vecanta të kohëve tona. Unë sfidoj cdo person të kujdesshëm që ti mohojë ato. Ato synojnë ti bëjnë sulmet e doktrinës fallco në ditët tona shumë të rrezikshme. Ato e bëjnë më shumë se kurrë të nevojshme thirrjen me zë të lartë, “Mos u bëj pjesë e tyre!”

 

~ Rajli (J.C. Ryle)

 

Paralajmërime për Kishat (Warnings to the Churches), “Divers and Strange Doctrines”,

[Carlisle, PA: Banner of Truth, 1967], 76, 77.

 

Share and Enjoy !

0Shares
0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *