Uncategorized

Arsyet e Mia të Ndershme dhe Pa Filter se Pse i Shkolloj Fëmijët në Shtëpi

Nga Xhuli (Julie) Janë të shumta arsyet se pse bëj shkollim në shtëpi të fëmijëve të mi. Është për prestigj, dhe unë kënaqem për të gjitha komentet që marr rreth përfitimeve që kjo formë shkollimi do t’u sjellë fëmijëve të mi. Unë shkolloj në shtëpi sepse si introverte që jam asgjë nuk më bën të ndihem më mirë se sa momenti kur njerëzit rreth meje e kuptojnë se jam një nga ato nëna. I shkolloj fëmijët në shtëpi sepse është e lehtë. Është kaq shumë e lehtë… Pastaj zgjohem nga gjumi dhe ballafaqohem me realitetin. Shkollimi në shtëpi nuk është një jetë prestigji apo të presësh opinione vlerësuese rreth tij. Sa për ato nëna… jam e sigurt se në këtë rast fjala “ato” nuk thuhet për kompliment. E pranoj që mund të jem duke e bërë këtë gjë gabim, por “e lehtë” nuk është një mbiemër që e përdor shpesh për të përshkruar shkollimin në shtëpi. Mendoj se, nëse do e shkruaja thellësisht në letër se si duket shkollimi në shtëpi, do e ndërprisja tërësisht dhe do t’i nisja fëmijët e mi me autobusin e parë të shkollës që shoh. E gjithë kjo përpjekje duhet të duket marrëzi e plotë. Jam në shtëpi gjithë ditën me 5 fëmijë nga mosha 9 vjeç e deri te një foshnje e vogël camarroke. E pra, ti e kupton që kjo është një ditë e vështirë dhe unë po e jetoj atë çdo ditë. Gjithë vitin. Çdo vit. Kupto Pse Po Bën Shkollim në Shtëpi Në fillimet e mia të shkollimit në shtëpi, dëgjova një këshillë që më ka ngelur që atëherë. Kupto Pse Po Bën Shkollim në Shtëpi. Do të vijnë ditë të vështira. Do të jetosh me cdo thënie “do-të-jetë-e-bukur-një-ditë” që ke parë në Facebook rreth vështirësive të prindërimit. Do të shikosh me zhgënjim shtëpinë tënde të rrëmujshme, enët e palara, listën tënde të gjërave për të bërë, llogarinë tënde bankare që po zvogëlohet, njollën në bluzen tënde dhe reflektimin e gruas së lodhur në pasqyrë. Dyshimi do të fillojë për zgjedhjet e tua dhe për veten tënde. Madje ti mund fillosh të dyshosh edhe në sigurimin nga Perëndia për shkollimin tënd në shtëpi. Do të dëgjosh një përshpëritje. Ti nuk je bërë për këtë gjë. Është shumë e vështirë. Ckuptim për të vazhduar më tutje? Dërgoji në shkollë. Është më mirë për ta atje. E dashur, ti ke nevojë për një përgjigje për këto gënjeshtra. Po, është e vështirë, por Perëndia i ka thirrur besimtarët të edukojnë fëmijët e tyre “Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.” (Fjalët e Urta 22:6). Fakti që Perëndia të ka thënë të bësh diçka nuk do të thotë se do të jetë e lehtë. Nuk do të thotë se nuk do të kërkojë sakrificë. Dhe jo, fëmijët e mi nuk janë më mirë në një shkollë që uzurpon autoritetin tim prindëror, promovon axhenda që janë krejtësisht kundër Perëndisë së Biblës, dhe i indoktrinon fëmijët në fenë e sekularizmit njerëzor. Kupto Pse Po Bën Shkollim në Shtëpi. Do të të bëhet presion nga familja, nga miqtë, nga të huajt (Seriozisht, shiko punën tënde, apo jo?), rrethi yt shoqëror, dhe/ose nga bashkëshorti/ja. Në mënyrë të habitshme, ndonjëherë, madje edhe kisha jote do të përpiqet të të bindë për të kundërtën. Me kalimin e kohës kjo mund të të lodhë dhe të të bëjë që të kesh dyshime dhe të jesh e pakënaqur. Mos e lejo këtë gjë. Në vend të tyre, kupto pse po bën shkollim në shtëpi. Arsyet e tua mund të jenë të ndryshme nga të miat, por mbaji këto arsye. Kujto pse e nise këtë rrugë dhe mos e harro ku dëshiron të përfundosh në fund të udhëtimit. Këto janë arsyet e mia për t’u shkollimin në shtëpi (jo në ndonjë rend të veçantë): Fëmijët Mund ta dëgjoj tashmë turmën e zemëruar, por më lejoni të shpjegohem. Megjithëse ka shumë fëmijë të mrekullueshëm në shkollat e të gjitha llojeve, ka gjithashtu edhe fëmijë që nuk dua t’i afrohen fëmijëve të mi. Imazhet, gjuha dhe sjellja nga të cilat i mbaj fëmijët e mi larg është shumë e gjendshme në pothuajse çdo pajisje në mjedisin shkollor. I duhet vetëm një moment që fëmijës sim 6-vjeçar t’i vidhet pafajësia nga pornografia në telefonin e shokut të klasës. A mund të ndodhë kjo gjë edhe në lagje, në kishë ose në grupin e përbashkët e të shkolluarve në shtëpi? E pranoj që po. Por a e di çfarë? Bashkëshorti im dhe unë kemi shumë më tepër kontroll se me kë shoqërohen fëmijët tanë dhe nivelin e mbikëqyrjes në këto mjedise krahasuar me atë të shkollës. Gjithashtu është edhe çështja e bullizimit dhe talljes. Përsëri, kjo është e mundur të ndodhë edhe në vende të tjera, por unë nuk dua ta lë këtë gjë në duart e shkollës. Mësuesit E lexove drejt. E thashë. Por kjo nuk do të thotë të gjithë mësuesit. Duke qënë se kam punuar në shkolla publike, duke qenë se jam e lidhur me mësues, dhe duke qenë se jam e martuar me një mësues, mund të dëshmoj për ekzistencën e shumë mësuesve të talentuar, të sjellshëm dhe vetëmohues atje jashtë. Madje do të thoja që shumica e mësuesve janë pjesë e këtij përshkrimi. Por në të njëjtën kohë, ne po shohim në të gjithë vendin për mësues që janë ngacmues seksualë, abuzues verbalë, dhe/ose që i godasin nxënësit fizikisht. Gjithashtu, disa mësues po punojnë me axhenda të forta (LGBT) në klasat e tyre. Axhenda me të cilat nuk dua fare që fëmijët e mi të kenë të bëjnë. Pa përmendur pastaj që mësuesit janë në krizë në ditët e sotme. Aty ku jetoja më parë, në Ilinois, aktualisht ka më shumë vende të lira për mësues se sa aplikantë. Pse? Puna është e tmerrshme! Paga është e ulët për sasinë e punës që mësuesit bëjnë gjatë gjithë vitit. Testimet dhe presionet e shumta nga administrata janë tepër mbingarkuese, dhe unë

Arsyet e Mia të Ndershme dhe Pa Filter se Pse i Shkolloj Fëmijët në Shtëpi Read More »

Armiku më i madh që kam!

(Thomas Reade, “Meditime të krishtera”) “Oh i mjeri njeri që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?” Romakët 7:24 “Zot, më shpëto nga ai njeri i lig, vetja ime!” Agustini E çuditshme për tu thënë, por prapësëprapë nuk është më shumë e çuditshme se sa është e vërtetë, armiku më i madh që kam është VETJA IME! Unë mund të largohem nga armiqtë e tjerë, por nga ky unë nuk mund të shpëtoj. Kudo që shkoj, VETJA është përsëri aty. E keqja e natyrshme udhëton me mua. Unë mund të kaloj oqeane të mëdha, të përshkoj shkretëtira të mëdha, të futem në pyjet e thella e të koklavitura të tokës, prapësëprapë, në vetminë më të thellë, VETJA është aty! Askush përveç besimtarit të vërtetë nuk e njeh luftën e jashtëzakonshme midis mishit dhe Frymës. Britma e tij është; “Oh sikur të kisha krahë si një pëllumb! Atëhere do të largohesha dhe do të pushoja!” Por shumë shpejt ai ndjen kotësinë e kësaj dëshire; sepse edhe nëse do të fluturonte me krahët e shqiponjës në caqet më të largëta të tokës, ai do të mbarte me vete të gjithë ligësinë për të cilën vajton. Prandaj ai lutet për hir dhe forcë, për fuqi për të mundur mëkatin, dhe për të përlëvduar Shpëtimtarin e tij në vendin që urtësia hyjnore e ka caktuar atë.   Zoti Jezus, vetëm ti mund të më ndihmosh . . . për të mundur fuqitë e errësirës, për të mposhtur prishjet e zemrës sime, për të kryqëzuar epshet e mishit.    

Armiku më i madh që kam! Read More »

Leximi dhe Meditimi – Thomas Watson

“Leximi sjell nje te vertete ne koken tone, meditimi e sjell ate ne zemret tona; leximi dhe meditimi… duhet te shfaqen se bashku. Meditimi pa leximin eshte i gabueshem; leximi pa meditimin eshte shterpe. Bleta thith lulen, dhe pastaj e perpunon ate ne koshere, dhe keshtu e kthen ate ne mjalt. Me ane te leximit, ne thithim lulen e Fjales; dhe me ane te meditimit, ne e perpunojme ate ne kosheren e mendjes sone, dhe keshtu kthehet ne dobine tone… Arsyeja qe ne largohemi kaq te ftohte nga leximi i Fjales, eshte sepse nuk e ngrohim veten ne zjarrin e meditimit.”   Puritani Thomas Watson “The Bible and the Closet” f. 11

Leximi dhe Meditimi – Thomas Watson Read More »