Shpëtimi i Njeriut

Oh sa e çuditshme – që Perëndia duhet të dojë një krimb, një krimb plehu!

Oh sa e çuditshme — që Perëndia duhet të dojë një krimb, një krimb plehu! (Një pjesë nga ditari i James Smith) 28 Gusht 1857. Nëse disa nga kisha ime do të më njihnin më mirë — ata do të më donin më pak! Prapësëprapë Ati im qiellor . . . më njeh mirë, më bën të mira, dhe më do në mënyrë të mrekullueshme! Oh sa e çuditshme — që Perëndia duhet të dojë një krimb, një krimb plehu — një i cili . . . u ngjiz në mëkat, e donte mëkatin, ndihej si në shtëpi në mëkat, dhe me raste ndiente keqardhje që ishte ndaluar nga disa mëkate! Oh nëse Perëndia do të më kishte lënë në veten time — çfarë do të kisha qënë, dhe çfarë do të kisha bërë! Por nga hiri i Perëndisë — Unë “jam ai që jam!” 1 Korintasve 15:10 Me siguri, me siguri, duhet të them, që dashuria dhe urtësia hyjnore kanë planifikuar shtegun tim — nga i pari tek i fundit. Unë jam. . . jashtë Ferrit, rrugës për në Qiell, i përdorur nga Perëndia, i dobishëm për shenjtorët, dhe një bekim për mëkatarët! Oh sa e mrekullueshme, sa e mrekullueshme është kjo!

Oh sa e çuditshme – që Perëndia duhet të dojë një krimb, një krimb plehu! Read More »

5 Mësimet Biblike të Papëlqyera dhe të Kundështuara

Ka disa mësime të caktuara të Biblës në lidhje me shpëtimin e njeriut, që janë injoruar dhe harruar nga kisha e sotme moderne, madje ato shpesh refuzohen dhe kundërshtohen. Këto 5 mësime biblike na tregojnë që shpëtimi ynë vjen vetëm nga Perëndia, vetëm nëpërmjet hirit, vetëm përmes Krishtit dhe vetëm për lavdinë e Perëndisë. Këto mësime të papëlqyera në Ungjillorizmin modern janë të vështira për tu pranuar, por a duhet të krishterët të mbështeten tek vetja dhe ndjenjat e tyre në lidhje me to apo duhet të hulumtojnë Shkrimin që është i pagabueshëm? Nëse Shkrimi i mëson, a nuk duhet t’i pranojmë dhe t’i besojmë, edhe nëse ato nuk na pëlqejnë? Dhe nëse ato janë në Bibël, a nuk do të thotë kjo që Perëndia do që ne t’i mësojmë, t’i studiojmë dhe t’i besojmë? Dikush, mund të thotë: “Por edhe nëse janë në Bibël, nuk kemi pse te fokusohemi ose të flasim për to.” E vërteta është se këto mësime Biblike kanë rëndësi jetësore. Eshtë shumë e rëndësishme se cfarë beson në lidhje me shpëtimin e njeriut dhe me shpëtimin tënd, sepse kjo ka ndikim në cdo aspket tjetër të jetës dhe të kishës tënde. Ashtu si beson, ashtu edhe do të veprosh edhe në praktikë. Këto 5 mësime quhen Pesë Pikat e Kalvinizmit ose ndryshe Doktrinat e Hirit dhe ishin 5 të vërteta biblike, 5 përgjigje e Reformatorëve nga Kisha të ndryshme protestante të Europës në Sinodin e Dortit, në Hollandë, ndaj 5 gabimeve dhe mësimeve jo biblike të Arminianizmit të prezantuar nga ndjekësit e Arminit, Remonstratët. Këto 5 përgjigje nuk ishin dicka e re, por ishin pesë të vërteta nga Bibla ndaj këtyre 5 gabimeve. Fatkeqësisht, realiteti sot është që shumica dërrmuese e kishave ungjillore moderne sot kanë përqafuar këto 5 gabime të Arminianizmit dhe shumë të krishterë nuk janë të vetë-dijshëm që po besojnë këto mësime jobiblike. Ka mundësi që edhe ti që po e lexon këtë, nuk i ke dëgjuar ndonjëherë këto terma më parë dhe ndoshta nuk e di që po beson mësimet e Arminianizmit dhe jo mësimet e Biblës por duke i lexuar ato më poshtë jam i sigurt që i ke dëgjuar. Pesë mësimet jobiblike të Arminit që shumica e kishave sot besojnë janë këto: 1. Megjithëse Rënia e Adamit e ka prekur njeriun, njeriu nuk është aq i keq dhe ai ka vullnet të lirë për të ardhur te Perëndia. – Pra, ajo që besohet dhe mësohet këtu është që njeriu ka fuqinë dhe aftësine në veten e tij të vijë te Perëndia kur të dojë. Sipas këtij mësimi, arsyeja që ata vijnë te Perëndia është sepse, ndryshe nga të gjithë të tjerët, ata përdorën aftësinë, fuqinë dhe vullnetin e tyre të lirë për bërë zgjedhjen e duhur. Kjo do të thotë që ardhja e tyre te Zoti ishte rezultat i dickaje që ata bënë nga vetja e tyre. 2. Zgjedhja e Perëndisë është e bazuar te njeriu. – Pra, ajo që besohet sot është se Perendia thjesht shikon në të ardhmen kush janë ata që do ta zgjedhin Atë dhe prandaj Ai i zgjedh ata. Ky mësim tregon që është njeriu ai që e zgjedh Perëndinë i pari dhe këtu iniciativa dhe merita është e vetë njeriut. Perëndia thjesht reagon nga ajo që njeriu bën në të ardhmen. 3. Krishti vdiq për të gjithë njerëzit në botë. – Pra, ajo që ky mësim po mëson është se Krishti derdhi gjakun e tij për të gjithë njerëzit (perfshirë myslimanët, ateistet, etj), pagoi 100 % për cdo mëkat te tyre (duke përfshirë edhe mëkatin e mosbesimit) dhe prapeseprapë ata shkojnë në ferr dhe ndëshkohen përsëri për të njëjtat mëkate që Krishti pagoi dhe u ndëshkua. Ai vdiq për ta, pagoi plotësisht për ta dhe prapësëprapë nuk i shpëtoi dot, përkundrazi, Ai i dërgon në ferr dhe i dënon për të njëjtat mëkate. 4. Njeriu mund t’i rezistojë dorës dhe fuqisë së Perëndisë sa herë të dojë. – Ky mësim po mëson që njeriu është më i fuqishëm dhe sovran sesa Perëndia. Njeriu i plotëfuqishëm dhe Perëndia i pafuqishëm të bëjë ndonjë gjë. 5. Për shkak se shpëtimi varet nga njeriu (sic e treguan pikat më para) dhe është në dorën e tij, nëse njeriu do, mund të largohet në cdo kohë dhe rrjedhimisht ta humbasë edhe shpëtimin. Sic mund të vihet re, në këtë sistem sovran është njeriu, jo Perëndia. Eshtë njeriu që e merr iniciativen, jo Perëndia. Eshtë njeriu që zgjedh i pari, jo Perëndia. Eshtë njeriu që është i plotëfuqishëm, jo Perëndia. Eshtë njeriu që vjen i pari te Perëndia nëpërmjet fuqisë së tij, jo Perëndia. Dhe rrjedhimisht, është njeriu që merr lavdinë, jo Perëndia. Ky nuk është shpëtim vetëm prej hirit.  Gjithcka këtu fillon me njeriun, është e fokusuar rreth njeriut dhe për njeriun. Por lavdi Zotit që në të vërtetë nuk është kështu dhe është tërësisht vetëm prej Zotit dhe hirit të tij që jemi shpëtuar pavarësisht që në lidhje me këtë gjë besohet gabim. Ki parasysh gjithmonë që mësimi që vejn prej njeriut mund të dallohet shumë qartë sepse përpiqet të ngrejë njeriun lart, në piedestal, ia jep njeriut lavdinë dhe ul Perëndinë.   Por si shihet në veprim, në praktikë ky besim, kjo teologji? Sigurisht që ka të krishterë që i besojnë këto mësime dhe që e duan Zotin dhe duan të jenë besnikë ndaj tij. Por këto janë raste të pakta. Përgjithësisht, për shkak se fokusi është te njeriu, edhe praktika do të ketë nëqëndër njeriun. A nuk shohim shpesh sot predikime që në qëndër kanë njeriun ku gjithcka është e qëndërzuar te njeriu dhe nevojat e tij dhe jo tek Perëndia, atributet e Tij dhe te Krishti. A nuk shohim rëndom sot që të mos flitet për mekatin ose flitet shumë pak që njerëzit të mos ofendohen?! A nuk shohim rëndom sot që mësimi i shëndoshë është zëvendësuar me predikime gazmore, me anektoda dhe histori për të qeshur për ti bërë njerëzit të ndihen mirë?! A nuk po shohim që Ungjilli është i

5 Mësimet Biblike të Papëlqyera dhe të Kundështuara Read More »