Shkollimi në Shtëpi

Arsyet e Mia të Ndershme dhe Pa Filter se Pse i Shkolloj Fëmijët në Shtëpi

Nga Xhuli (Julie) Janë të shumta arsyet se pse bëj shkollim në shtëpi të fëmijëve të mi. Është për prestigj, dhe unë kënaqem për të gjitha komentet që marr rreth përfitimeve që kjo formë shkollimi do t’u sjellë fëmijëve të mi. Unë shkolloj në shtëpi sepse si introverte që jam asgjë nuk më bën të ndihem më mirë se sa momenti kur njerëzit rreth meje e kuptojnë se jam një nga ato nëna. I shkolloj fëmijët në shtëpi sepse është e lehtë. Është kaq shumë e lehtë… Pastaj zgjohem nga gjumi dhe ballafaqohem me realitetin. Shkollimi në shtëpi nuk është një jetë prestigji apo të presësh opinione vlerësuese rreth tij. Sa për ato nëna… jam e sigurt se në këtë rast fjala “ato” nuk thuhet për kompliment. E pranoj që mund të jem duke e bërë këtë gjë gabim, por “e lehtë” nuk është një mbiemër që e përdor shpesh për të përshkruar shkollimin në shtëpi. Mendoj se, nëse do e shkruaja thellësisht në letër se si duket shkollimi në shtëpi, do e ndërprisja tërësisht dhe do t’i nisja fëmijët e mi me autobusin e parë të shkollës që shoh. E gjithë kjo përpjekje duhet të duket marrëzi e plotë. Jam në shtëpi gjithë ditën me 5 fëmijë nga mosha 9 vjeç e deri te një foshnje e vogël camarroke. E pra, ti e kupton që kjo është një ditë e vështirë dhe unë po e jetoj atë çdo ditë. Gjithë vitin. Çdo vit. Kupto Pse Po Bën Shkollim në Shtëpi Në fillimet e mia të shkollimit në shtëpi, dëgjova një këshillë që më ka ngelur që atëherë. Kupto Pse Po Bën Shkollim në Shtëpi. Do të vijnë ditë të vështira. Do të jetosh me cdo thënie “do-të-jetë-e-bukur-një-ditë” që ke parë në Facebook rreth vështirësive të prindërimit. Do të shikosh me zhgënjim shtëpinë tënde të rrëmujshme, enët e palara, listën tënde të gjërave për të bërë, llogarinë tënde bankare që po zvogëlohet, njollën në bluzen tënde dhe reflektimin e gruas së lodhur në pasqyrë. Dyshimi do të fillojë për zgjedhjet e tua dhe për veten tënde. Madje ti mund fillosh të dyshosh edhe në sigurimin nga Perëndia për shkollimin tënd në shtëpi. Do të dëgjosh një përshpëritje. Ti nuk je bërë për këtë gjë. Është shumë e vështirë. Ckuptim për të vazhduar më tutje? Dërgoji në shkollë. Është më mirë për ta atje. E dashur, ti ke nevojë për një përgjigje për këto gënjeshtra. Po, është e vështirë, por Perëndia i ka thirrur besimtarët të edukojnë fëmijët e tyre “Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.” (Fjalët e Urta 22:6). Fakti që Perëndia të ka thënë të bësh diçka nuk do të thotë se do të jetë e lehtë. Nuk do të thotë se nuk do të kërkojë sakrificë. Dhe jo, fëmijët e mi nuk janë më mirë në një shkollë që uzurpon autoritetin tim prindëror, promovon axhenda që janë krejtësisht kundër Perëndisë së Biblës, dhe i indoktrinon fëmijët në fenë e sekularizmit njerëzor. Kupto Pse Po Bën Shkollim në Shtëpi. Do të të bëhet presion nga familja, nga miqtë, nga të huajt (Seriozisht, shiko punën tënde, apo jo?), rrethi yt shoqëror, dhe/ose nga bashkëshorti/ja. Në mënyrë të habitshme, ndonjëherë, madje edhe kisha jote do të përpiqet të të bindë për të kundërtën. Me kalimin e kohës kjo mund të të lodhë dhe të të bëjë që të kesh dyshime dhe të jesh e pakënaqur. Mos e lejo këtë gjë. Në vend të tyre, kupto pse po bën shkollim në shtëpi. Arsyet e tua mund të jenë të ndryshme nga të miat, por mbaji këto arsye. Kujto pse e nise këtë rrugë dhe mos e harro ku dëshiron të përfundosh në fund të udhëtimit. Këto janë arsyet e mia për t’u shkollimin në shtëpi (jo në ndonjë rend të veçantë): Fëmijët Mund ta dëgjoj tashmë turmën e zemëruar, por më lejoni të shpjegohem. Megjithëse ka shumë fëmijë të mrekullueshëm në shkollat e të gjitha llojeve, ka gjithashtu edhe fëmijë që nuk dua t’i afrohen fëmijëve të mi. Imazhet, gjuha dhe sjellja nga të cilat i mbaj fëmijët e mi larg është shumë e gjendshme në pothuajse çdo pajisje në mjedisin shkollor. I duhet vetëm një moment që fëmijës sim 6-vjeçar t’i vidhet pafajësia nga pornografia në telefonin e shokut të klasës. A mund të ndodhë kjo gjë edhe në lagje, në kishë ose në grupin e përbashkët e të shkolluarve në shtëpi? E pranoj që po. Por a e di çfarë? Bashkëshorti im dhe unë kemi shumë më tepër kontroll se me kë shoqërohen fëmijët tanë dhe nivelin e mbikëqyrjes në këto mjedise krahasuar me atë të shkollës. Gjithashtu është edhe çështja e bullizimit dhe talljes. Përsëri, kjo është e mundur të ndodhë edhe në vende të tjera, por unë nuk dua ta lë këtë gjë në duart e shkollës. Mësuesit E lexove drejt. E thashë. Por kjo nuk do të thotë të gjithë mësuesit. Duke qënë se kam punuar në shkolla publike, duke qenë se jam e lidhur me mësues, dhe duke qenë se jam e martuar me një mësues, mund të dëshmoj për ekzistencën e shumë mësuesve të talentuar, të sjellshëm dhe vetëmohues atje jashtë. Madje do të thoja që shumica e mësuesve janë pjesë e këtij përshkrimi. Por në të njëjtën kohë, ne po shohim në të gjithë vendin për mësues që janë ngacmues seksualë, abuzues verbalë, dhe/ose që i godasin nxënësit fizikisht. Gjithashtu, disa mësues po punojnë me axhenda të forta (LGBT) në klasat e tyre. Axhenda me të cilat nuk dua fare që fëmijët e mi të kenë të bëjnë. Pa përmendur pastaj që mësuesit janë në krizë në ditët e sotme. Aty ku jetoja më parë, në Ilinois, aktualisht ka më shumë vende të lira për mësues se sa aplikantë. Pse? Puna është e tmerrshme! Paga është e ulët për sasinë e punës që mësuesit bëjnë gjatë gjithë vitit. Testimet dhe presionet e shumta nga administrata janë tepër mbingarkuese, dhe unë

Arsyet e Mia të Ndershme dhe Pa Filter se Pse i Shkolloj Fëmijët në Shtëpi Read More »

Pse duhet të praktikojmë shkollimin në shtëpi të fëmijëve tanë.

Edukimi dhe trajnimi i fëmijëve tanë është një përgjegjësi shumë e madhe, një përgjegjësi që na është dhënë nga vetë Perëndia. Prindërit e krishterë duhet ta marrin shumë serozisht këtë përgjegjësi për të mësuar, edukuar, dhe trajnuar fëmijët e tyre. Perëndia na thotë në Fjalën e tij, “Unë, në fakt, e kam zgjedhur, me qëllim që të urdhërojë bijtë e tij, dhe shtëpinë e tij që të ndjekin pas tij rrugën e Zotit, duke zbatuar drejtësinë dhe barazinë…” (Zanafilla 18:19) Zoti zgjodhi Abrahamin që ai të urdhërontë bijtë dhe shtëpinë e tij që të ndjekin rrugën e Zotit. Perëndia ka zgjedhur prindërit dhe kryesisht babin për të mësuar, edukuar dhe trajnuar fëmijët, jo qeverinë apo edhe drejtusin e takimit të fëmijëve. Sistemi shkollor publik është një sistem pagan, i karakterizuar nga paperëndishmëria dhe imoraliteti. Një sistem Darvinist, humanist, me parime të psikologjisë moderne, parime dhe filozofi të botës që janë kundra Krishtit dhe Biblës. “Nëse do i dërgojmë fëmijët tanë te Çezari”, te ky sistem edukimi të botës “atëhere nuk duhet të habitemi kur ata të kthehen në shtëpi si romakë” – ka thënë pastori i mirënjohur amerikan Voddie Baucham. Influencat krysore në jetën dhe formimin e karakterit të fëmijës suaj do të bëhen shokët e tyre, mësuesit e tyre dhe të gjitha mësimet dhe parimet jo biblike të sistemit. Fjala e Perëndisë na paralajmëron: “Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira” (1 Korintasit 15:33). Shikoni cfarë po ndodh me familjen sot, madje edhe në familje të krishtera. Psikologjia është bërë një nga influencat më kryesore për ta. Shumë të krishterë dhe prindër të krishterë kanë rënë pre e psikologjisë që thotë se fëmijët e tyre duhet të rrinë dhe të socializohen me fëmijët e tjerë. Por cfarë thotë Bibla? Bibla thotë: “Ai që shoqërohet dhe rri me budallenjtë do të shkatërrohet, por ai që shoqërohet me të urtët do të bëhet i urtë.” (Fjalët e Urta 13:20) Duhet të jemi ne ata që i mësojnë dhe trajonjnë fëmijët tanë. Ata duhet të mësojnë prej nesh dhe prej parimeve të Biblës, që ata të rriten në të gjithë këshillën e Perëndisë.

Pse duhet të praktikojmë shkollimin në shtëpi të fëmijëve tanë. Read More »