Reformatorët

Reformacioni Protestant dhe Ungjillorizmi Modern

Në 31 Tetor ishte Dita e Reformacionit Protestant ku u përkujtua gozhdimi i 95 tezave të Martin Luterit në derën e kishës së Vitenbergut dhe qëndresa e tij kundër gabimit, kundër mësimeve njerëzore, kundër kishës katolike dhe qëndrimi i tij i patundur për të vërtetën biblike. Shumë ungjillorë sot e përkujtojnë këtë ditë dhe atë cfarë Martin Luteri bëri në atë kohë, por dicka për të cilën duhet të flasim është që shumë prej të vërtetave që u rikuperuan nga Reformacioni dhe Reformatorët sot ose injorohen ose kundërshtohen. Përpara se të jap arsyet dhe të tregoj sa larg ungjillorizmi ynë i sotëm është larguar nga Protestantizimi i Luterit dhe Reformatorëve të tjerë dhe nga Bibla, së pari, më lejoni të flas për një nga burrat e asaj kohe, Jan Hysi. Jan Husi jetonte në Pragë dhe pasi kishte lexuar shkrimet e Xhon Uiklifit (John Wycliffe) binte dakord që kleri ishte i korruptuar dhe kishte nevojë për reformim. Ai filloi të predikonte idetë e Reformimit në kishën e tij në Pragë dhe kjo bëri që të akuzohej për krime të mëdha kundër Kishës Katolike. Ai tha: “Nuk do ta braktis të vërtetën as për një kishë të mbushur me flori”. Për shkak të qëndrimit të tij për të vërtetën biblike e dënuan me vdekje në turrën e druve. Kur erdhi dita e ekzekutimit e tallën dhe e mallkuan. Një kurorë të gjatë ia vendosën në kokë ku ishin pikturuar tre diaj që po luftonin për të zotëruar shpirtin dhe ku ishte shkruar “kreu i heretikëve”. Peshkopët i’a dorëzuan shpirtin e tij djallit, por Husi u përgjigj: “Kurse unë i’a kushtoj më të mëshirshmit Zotit Jezu Krisht.” Një “mik” i Hasit, Mbreti Venceslas, që ishte gjithashtu vëllai i perandorit, nuk bëri asgjë për të ndaluar ekzekutimin. Kur arriti te vendi që do të ekzekutohej i kërkuan për herë të fundit që të hiqte dorë nga idetë e tij. Husi tha: “Perëndia është dëshmitari im që provat kundër meje janë të rreme. Kurrë nuk kam menduar apo predikuar përvecëse me qëllimin e vetëm që nëse është e mundur t’i fitoj njerëzit nga mëkatet e tyre. Në të vërtetën e ungjillit kam shkruar, mësuar dhe predikuar; për këtë të vërtetë do të vdes me guxim.” Atij i’a hoqën rrobat, i’a lidhën duart pas shpine dhe pastaj e lidhën nga qafa me një zinxhir të ndryshkur te turra e druve. Me një buzëqeshje ai tha se Shpëtimtari i tij u lidh me një zinxhir edhe më të rëndë. Kur u ndez zjarri, Husi filloi të këndonte, “Krisht, Biri i Perëndisë së gjallë, ki mëshirë për ne”, pastaj: “Krisht, Biri i Perëndisë së gjallë, ki mëshirë për mua”. Një prift që po shihte ekzekutimin raportoi se para se Husi të vdiste tha: “Ju mund të piqni këtë patë (Hasin – mbiemri i tij do të thoshte “patë” në gjuhën ceke) por pas një shekulli do të cohet një mjellmë e cila do të triumfojë.” Saktësisht 102 vite më vonë, Martin Luteri do të gozhdonte 95 tezat e tij në derën e kishës së Vitenbergut dhe kështu do të fillonte transformimi i gjithë Europës e më tej. Sot, mund të shihet fare qartë që në doktrinë dhe teologji shumë prej ungjillorëve janë më afër dhe më të ngjashëm me kishën katolike sesa me Reformatorët Protestantë! Nëse sot do të qëndrosh të predikosh të vërtetën biblike, do të predikosh doktrinën e shëndoshë dhe kundër gabimit ashtu sic edhe Martin Luteri bëri, do të shihesh si përcarës dhe ekstremist. Në fakt, dhe Papa dhe kisha katolike e pa Martin Luterin si përcares. Papa tha për të që ai është një “derr i egër në vreshtin e Zotit”. Në këtë epokë moderne të “tolerancës” ku jetojmë dhe për hir të “unitetit” fjalë si “Doktrinë” shkaktojnë një reagim negativ. Sot pranohet cdo gjë për sa kohë që ajo mban etiketen “e krishterë”. Predikuesi i njohur J. C. Ryle tha “Uniteti është bekim i madh, por është i pavlerë nëse është blerë me koston e së vërtetës”. Gjthashtu Spurgeon tha: “Sakrifikimi i të vërtetës për hir të një uniteti të rremë është tradhëti ndaj Zotit Jezu Krisht.”. Për shumë veta fjala “doktrinë” shkakton një alergji të madhe kur ajo nuk është asgjë tjetër vecëse ‘mësim’. Doktrina biblike është mësimi biblik dhe të mohosh doktrinën është të mohosh mësimin biblik! Për shkak se për hir “të unitetit” sot nuk i kushtohet rëndësi doktrinës së shëndoshë dhe nuk është cudi që mësues dhe mësime të rreme njerëzore ta kanë mësyer ungjillorizmin. Një nga Solat e Reformacionit ishte Sola Scriptura – Vetëm Shkrimi. Shkrimi është standarti dhe baza për jetën dhe praktikën. Por sot ka një braktisje të Shkrimeve dhe secili bën atë që duket e mirë dhe e drejtë në sytë e tij. “Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij” (Gjyqtarët 17:6, 21:25). Në teori, shumë shprehen se bazohen te Bibla, por në të vërtetë filozofitë humaniste, psikologjia, pragmatizmi, ndjenjat dhe emocionet janë udhëheqësit kryesorë. Argëtimi ka zëvendësuar predikimin. Anektodat dhe historitë gallatë kanë zëvendësuar Ekspozimin e Shkrimit. Predikimet motivuese, lajkatuese dhe të zbutura kanë zëvendësuar predikimet për mëkatin, pendesën, dhe shenjtërinë. Në atë kohë kisha katolike besonte se shpëtimi nuk ishte vetëm prej hirit, por një bashkëpunim midis Zotit dhe njeriut. Dhe kështu nje Sola tjetër e Reformatorëve ishte Sola Gratia – Vetëm Hiri. Reformatorët kundërshtuan me forcë shpëtimin e kishes katolike romake që ishte hir + ca gjëra që bëjme ne. Ata mësuan që rilindja nga lart vjen përpara besimit dhe se shpëtimi ynë është vetëm prej hirit. Por kjo e vërtetë ka humbur sot. Ndonëse sot mund të thuhet që shpëtimi është vetëm prej hirit në të vërtetë ky pohim i mirë mohoet kur më pas thuhet që ai është një bashkëpunim midis Zotit dhe njeriut.  Pra, me fjalë të tjera, për shpëtimin tonë, ca % i bën Perëndia dhe ca % i bëjmë ne. A është ky një shpëtim VETEM prej Hirit? Ky mësim njerëzor që

Reformacioni Protestant dhe Ungjillorizmi Modern Read More »

Martirizimi i Xhon Roxhers (John Rogers)

Xhon Roxhers (1505 – 4 Shkurt 1555) ishte një predikues anglez, përkthyes i Biblës dhe martir. Ai udhëhoqi përkthimin e Biblës (të quajtur Bibla e Methjusit) në anglishten e zakonshme gjatë mbretërimit të Mbretit Henri VIII dhe ishte martiri i parë protestant anglez nën mbretërimin e Marisë I të Anglisë e cila ishte e vendosur të rikthente Katolicizmin Roman. Xhon Roxhers u dogj në turrën e druve në Smithfield Angli në moshën 50 vjecare në 4 Shkurt të vitit 1555. Ndërsa ishte në turrën e druve, midis atyre që po e shihnin dhe që e inkurajonin ishin vetë fëmijët e tij. Cfarë krimi monstruoz bëri ai që të meritonte këtë vdekje mizore? I lindur rreth vitit 1500, Roxhers u edukua në Universitetin e Kembrixhit. Ai u bë një prift katolik dhe pranoi një pozicion në kishë në kohën që Reformacioni Protestant ishte në rritje e sipër. Ndërgjegjja e tij i thoshte që disa mësime të caktuara të Kishës ishin të gabuara dhe kështu ai hoqi dorë dhe u zhendos në Antwerp në Hollandë, ku u predikonte tregëtarëve anglezë. Në Hollandë, ai u bë shok me Uilliam Tindejll (William Tyndale), një Reformator që po përkthente Biblën në Anglisht. Ai u takua me Uilliam Tindejll, nën influencën e të cilit braktisi besimin katolik roman, dhe u martua me një vendase të quajtur Adriana de Weyden. Nëntë muaj më vonë, Tindejllin e arrestuan dhe e futën në burg; ai do të ekzekutohej si heretik. Por Tindejll i la Roxhersit një dorëshkrim shumë të cmuar. Ky dorëshkrim ishte përkthimi i tij në anglisht i librave nga Jozueu deri te Kronikave që ende nuk ishte printuar. Roxhers ishte i vendosur që puna e cmuar e Tindejllit te mos shkonte kot. Në dymbëdhjetë muajt në vijim ai punoi të përfundonte plotësisht Biblën. Teksti i saj bazohej tek ai i Tindejllit dhe Koverdejlit (Coverdale), dhe dy mijë shënimet e saj u morën nga shkrimet e dhjetra reformatorëve të ndryshëm që ishin në Kontinent. Roxhers nuk mund të pretendonte që vepra ishte e tija dhe kështu ai përdori pseudonimin – Tomas Methjus (Thomas Matthews). Kur peshkopi Kranmer (Cranmer) pa një kopje të Biblës së re, ai ishte kaq i gëzuar sa i kërkoi kancelarit Tomas Kromuell (Thomas Cromwell) të fliste me mbretin që ta autorizonte atë. Henri VIII e autorizoi, dhe Bibla e Methjusit u bë përkthimi i parë zyrtar i autorizuar në gjuhën angleze. Pasi Eduardi VI u bë mbreti i Anglisë, Xhon Roxhers u rikthye nga kontinenti, duke marrë gruan e tij në Angli. Atij iu dha pozicion i lartë në Kishën e Anglisë. Eduardi VI vdiq dhe Maria, një katolike romane, u bë mbretëreshë. Në këtë kohë, Xhon Roxhers predikoi një mesazh të fortë duke e nxitur kishën e tij të qëndronte besnike ndaj parimeve të Reformacionit. Peshkopët katolikë të mbretëreshës e morën në pyetje në lidhje me predikimin, por ai u përgjigj mirë dhe ata e lanë të lirë. Megjithatë, Kur një katolik u caktua për të folur në kishën “Kryqi i Krishtit”, besimtarët rebeluan. Në vend të tij, Xhon Roxhers predikoi në kishë duke lavdëruar “doktrinën e vërtëtë të mësuar në ditët e Mbretit Eduart,” dhe duke i paralajmëruar dëgjuesit e tij kundër “Papatit shkatërrmitar, idhujtarisë dhe supersticionit” të Kishës Katolike Romane. Dhjetë ditë pas kësaj shfaqje publike të guximtë, në 16 Gusht të vitit 1553, Xhon Roxhers u thirr përpara këshillit dhe iu kërkua të qëndrone brenda shtëpisë së tij. Në janar të vitit 1554 Bonner, peshkopi i ri i Londrës, e dërgoi në burgun Njugejt, ku qëndroi me Xhon Hoper (John Hooper), Lorenc Sonders (Laurence Saunders),Xhon Bredford (John Bradford) dhe të tjerë për një vit. Në Dhjetor të vitit 1554 parlamenti miratoi statutet penale kundër Roxhersit dhe me dhjetë të tjerë doli përpara këshillit në shtëpinë e Gardinerit. Në 28 dhe 29 Janar, ai u paraqit përpara komisionit të caktuar nga Kardinali Pole, dhe u dënua me vdekje për herezi sepse mohonte mësimet e Kishës së Romës dhe prezencën fizike të trupit të Krishtit në sakramentin e darkës së Zotit. Kur erdhi koha që ai të shoqërohej nga burgu Njugejt deri në Smithfield, ku edhe ishte vendi ekzekutimit të tij, zoti Udruf (Woodroofe), një nga sherifët, erdhi te Roxhers, dhe i kërkoi që të hiqte dorë nga doktrina e tij e neveritshme, dhe mendimi i lig për sakramentin e altarit. Roxhers u përgjigj, “Atë që kam predikuar do ta vulos me gjakun tim.” Pastaj zoti Udruf tha, “Ti je një heretik.” Roxhers iu përgjigj “Kjo do të shihet në Ditën e Gjykimit.” ai shtoi, “Unë nuk do të lutem kurrë për ty.” Por Roxhers i’u përgjigj “Por unë do të lutem për ty.” Sipas librit të Martirëve Foxe, kur u shpall vendimi me vdekje, Roxhers iu lut Gardinerit ta lejonte që ti thoshte nja dy fjalë gruas së tij por Gardineri refuzoi duke i thënë se ai nuk ishte i martuar në mënyrë të ligjshme spese kishte qënë prift një herë. Megjithatë, ndërsa Roxhers po shkonte drejt turrës së druve, duke kënduar psalme, ai pa gruan e tij në anë të rrugës, duke mbajtur fëmijën e tyre më të vogël, që ai nuk kishte mundur ta takonte. Në mëngjezin e martirizmit të tij ai u ngrit me ngut në qelinë e tij në Njugejt, dhe zor se iu la kohë të vishej. Kështu ai u cua në këmbë në Smithfield, ku gjatë saj mund të shihte kishën ku kishte predikuar, dhe përmes rrugëve ku kishte bërë punën e pastorit. Në anë të rrugës qëndronte gruaja dhe dhjetë fëmijët e tij (një foshnje) të cilët peshkopi Bonner, kishte refuzuar kategorikisht t’ju jepte leje për ta vizituar në burg. Ai i pa ata — por zor se u lejua që të ndalonte. Ai eci qetësisht drejt turrës së druve, duke përsëritur Psalmin 51. Një turmë e madhe ishte rreshtuar anash, dhe kishte mbushur cdo vend të mundshëm në Smithfield. Deri në atë ditë njerëzit nuk e dinin se si Reformatorët anglezë do të silleshin përballë vdekjes, dhe zor mund të besonin që

Martirizimi i Xhon Roxhers (John Rogers) Read More »