Pragmatizmi në Kishë

Metodat dhe Teknikat Njerëzore vs. Fuqisë dhe Fjalës së Perëndisë

Argëtimet, koncertet, këngëtaret, konkurset, dhuratat (Smart TV, Smartphone, Tableta, etj), nuk mund dhe nuk do të bëjnë kurrë atë që vetëm Fuqia e Perëndisë dhe Fryma e Shenjtë mund të bëjnë, që është të bindë për mëkat, të sjellë pendesë të vërtetë dhe të hapë sytë e verbuar ndaj Shpëtimtarit të lavdishëm. Asnjë nga gjërat e sipërpërmëndura nuk mund të bindë për mëkat dhe nuk shpëton. Ato janë në fakt mjete dhe metoda të mishit që përdorin edhe kultet. Në evente të tilla nuk mund të ndodhë që nga njëra anë ti i tërheq njerëzit me mjete mishërore (gjëra që njerëzve u pëlqejnë, argëtim, koncert, dhurata, etj) dhe nga ana tjetër të jesh besnik me Ungjillin dhe të flasësh thellësisht për mëkatin, për ferrin dhe për Zemërimin e Perëndisë nën të cilin mëkatarët e pashpëtuar ndodhen. Jo, do të japësh një ungjill të zbutur me gjëra “pozitive” dhe që emërtohet “mesazh shprese”, për t’i bërë ata që të ndihen mirë. Njerëzit, që janë duke shkuar në Ferr, nuk kanë nevojë t’i ledhatoni, t’i lajkatoni dhe t’i argëtoni. Ata kanë nevojë që me dashuri t’u tregoni të vërtetën për mëkatet dhe mjerimin ku ndodhen dhe se së shpejti do të përballen me Gjykatësin, zemërimi i të Cilit po grumbullohet çdo ditë e më shumë ndaj tyre për shkak të paudhësive të tyre. Njerëzit nuk kanë nevojë për të ashtuquajturat “mesazhe shprese” që japin veçëse një ungjill të zbutur që nuk ka fuqi të shpëtojë dhe që jep shpresë të rreme, por për mesazhe për mëkatin, ferrin dhe Shpëtimtarin. Të lutem, më dëgjo. Të lutem, mendo! Do jetë një gjykim tepër i ashpër dhe tepër tepër i madh për ata që, nën emrin e Perëndisë, zbusin dhe “përmirësojnë” Ungjillin e Perëndisë. A thua ne jemi më të urtë se Perëndia dhe e dimë më mirë se Ai? Jo vetëm që po ndryshohet Ungjilli i një Perëndie të plotëfuqishëm që do të kërkojë llogari për të por po u bëhet dëm, si në këtë botë, po ashtu edhe në përjetësi, edhe njerëzve të cilëve marrin këtë lloj ungjilli. Profetët, Krishti dhe Apostujt nuk vepruan asnjëherë në këtë mënyrë. Ata predikonin të vërtetën, pa lajkatuar, dhe u përndoqën dhe u vranë. Të lutem, mendo dhe shqyrto! Shpëtimi i përket Perëndisë dhe është Ai që i shpëton njerëzit. Nuk varet nga njerëzit dhe sa të kënaqur janë ata me atë që u ofrojmë ne. Detyra dhe përgjegjësia jonë është të përçojmë besnikërisht, mesazhin e Tij, ashtu siç Ai na e ka dhënë. Pendohu dhe kthehu tek Fjala e Perëndisë. Kthehu tek mënyrat e vjetra dhe tek shtigjet e vjetra dhe, më pas, ne do shohim Fuqinë e vërtetë të Perëndisë.

Metodat dhe Teknikat Njerëzore vs. Fuqisë dhe Fjalës së Perëndisë Read More »

sheep, goat, dwarf goat-5803258.jpg

Të Ushqesh Delet apo të Argëtosh Cjeptë – Nga Spurgeon

Një e keqe është futur në kishën e Zotit, kaq e madhe në paturpësinë e saj, saqë edhe i krishteri më dritëshkurtër nuk mund të mos e vërë re. Gjatë këtyre viteve kjo e keqe është përhapur në një shkallë alarmuese. Ka vepruar si majaja derisa fermentohet i gjithë brumi! Djalli ka bërë dicka të zgjuar, duke e bindur kishën që pjesë e misionit të saj është të sigurojë argëtim për njerëzit, me synimin për ti fituar ata. Nga shpallja e ungjillit, Kisha gradualisht ka zbutur dëshminë e saj, duke justifikuar kotësitë e kohës. Atëhere ajo i toleroi ato në kufijtë e saj. Por tani ajo i ka adoptuar ato me justifikimin për të arritur masat! Kundërshtimi im i parë është që të sigurosh argëtim për njerëzit nuk flitet askund në Shkrime si një funksion të Kishës. Nëse është një vepër e Krishterë pse Krishti nuk foli për të? ‘Shkoni në të gjithë botën dhe predikojini ungjillin cdo krijese, dhe siguroni argëtim për ata që nuk e pëlqejnë ungjillin’.   Asnjë fjalë e tillë, nuk gjendet… Po ku hyjnë argëtuesit? Fryma e Shenjtë është e heshtur në lidhje me ta. Profetët u persekutuan sepse ata i argëtuan njerëzit, apo sepse i konfrontuan ata?… Përsëri, të sigurosh argëtim është një kundërvënie e drejtpërdrejtë ndaj mësimeve dhe jetës së Krishtit dhe të gjithë apostujt e tij. Cili ishte qëndrimi i kishës apostolikë ndaj botës? “Ju jeni kripa e botës”, jo karamele sheqeri; dicka që bota do ta nxjerrë, jo ta gëlltisë. Nëse Jezusi do të kishte futur më shumë elemente argëtuese dhe të kënaqëshme në mësimin e tij, Ai do të kishte qënë më popullor. Kur “shumë prej dishepujve të tij u kthyen dhe nuk e ndoqën më,” Unë nuk e dëgjoj atë të thotë, ‘Shko pas këtyre njerëzve, Pjetër, dhe thuaju që do të kemi një stil ndryshe shërbese nesër; dicka të shkurtër dhe tërheqëse me fare pak predikim. Ne do të kemi një mbremje të këndshme për njerëzit. Thuaju që ata me patjetër që do të kënaqen! Shpejto, Pjetër, ne duhet ti sjellim njerëzit me cdo mënyrë!’   Jo! Jezusi pati keqardhje, pshehrëtiu dhe qau për ta, por kurrë nuk kërkoi që ti argëtonte!   Më kot mund të kërkohen letrat e apostujve për të gjetur ndonjë gjurmë të ‘ungjillit të argëtimit’. Mesazhi i tyre është, “Prandaj, dilni prej tyre dhe mos u shoqëroni me ta… Mos i prekni gjërat e tyre të pista…”. Ata kishin konfidencë të plotë te ungjilli dhe nuk kishin asnjë armë tjetër.   Pasi Pjetri dhe Gjoni u burgosën pasi predikonin, Kisha kishte një takim lutje, por ata nuk u lutën, ‘Zot, ndihmoji shërbëtorët e tu që nga përdorimi i mjeteve argëtuese të mund tu tregojmë këtyre njerëzve sësa të gëzuar jemi’.   Jo! Ata nuk pushuan së predikuari Krishtin. Ata nuk kishin kohë për të rregulluar argëtime. Të shpërndarë nga persekutimi ata shkuan kudo duke predikuar ungjillin. Ata e kthyen botën përmbys; ky është ndryshimi i vetëm nga kisha e sotme.   Së fundi, argëtimi nuk arrin asgjë. Të munduarit dhe të rënduarit që gjeten paqe nëpërmjet argëtimit le të mos heshtin! Pijanecët për të cilët argëtimi dramatik ka qënë mjeti i Perëndisë për konvertimin e tyre, le të ngrihen në këmbë! Nuk ka asnjë që të përgjigjet! Misioni i argëtimit nuk prodhon asnjë të konvertuar!   Nevioja për shërbesën e sotme është përshpirtshmëri e zellshme e bashkuar me doktrinën biblike, kaq e kuptuar dhe e ndjerë, saqë i vë njerëzit në zjarr.   Zot, pastroje kishën nga e gjithë kalbësirat dhe gjërat pa vlerë që Djalli i ka futur asaj, dhe na sill prapë te metodat apostolike!   – Spurgeon

Të Ushqesh Delet apo të Argëtosh Cjeptë – Nga Spurgeon Read More »

church, iceland, black church-4964183.jpg

Si e përkufizojmë Suksesin? – Nga John MacArthur

Vini re që Pali nuk i tha asgjë Timoteut rreth mënyrës që mund të përgjigjen njerëzit. Ai nuk i bëri leksion Timoteut se sa e madhe ishte kisha e tij, sa para kishte, dhe sa influencuese ishte. Ai nuk sygjeroi që bota duhej ta nderonte, vlerësonte ose edhe ta pranonte Timoteun. Në fakt, Pali nuk tha asnjë lloj gjëje për suksesin e jashtëm. Theksimi i Palit ishte te përkushtimi, jo suksesi. Filizofia e shërbesës bashkëkohore është dashuruar marrëzisht me standartet e suksesit të botës. Kishat që shumë shpesh gjykohen si “të suksesshme” janë mega-kishat e pasura dhe të mëdha me ndërtesa multi-milion dollarëshe, qëndra pushimi, fusha sportive, qëndra ditore, sisteme me efekte speciale, etj. Por jo vetëm një kishë në një mijë bie në këtë kategori. Kjo do të thotë një nga këto dy gjëra: Shumica e kishave janë dështim i plotë, ose matja e suksesit në shërbesë duhet të jetë dicka përvec prosperitetit material. Përgjigjja është e qartë për këdo që njeh Shkrimet. Kriteret e jashtme sic janë bollëku, numrat, paratë, ose përgjigjja pozitive nuk kanë qënë kurrë matja biblike e suksesit në shërbesë. Besnikëria, perëndishmëria, dhe përkushtimi shpirtëror janë virtytet që Perëndia vlerëson – dhe këto cilësi duhet të jenë gurët ndërtues të cdo filozofie shërbese. Kjo është e vërtetë për kishat e vogla dhe për kishat e mëdhaja. Madhësia nuk nënkupton bekimin e Perëndisë. Dhe popullariteti nuk është barometër i suksesit. Në fakt, mund të jetë një arsyë për dënim. Perëndia i tha Jeremias. “Në vend është kryer një gjë e tmerrshme dhe shumë e shëmtuar: profetët profetizojnë në mënyrë të rreme, priftërinjtë qeverisin duke u mbështetur në forcën e autoritett të vet dhe popullit tim i pëlqen që gjendja është e tillë.” (Jeremia 5:30,31) Shikoni përsëri udhëzimet e Palit për Timoteun. Në vend që ta nxiste Timoteun që të kishte një shërbesë që të merrte aprovim dhe nderim nga bota, ai e paralajmëroi për vuajte dhe sprova – jo për gjërat e aspiratave të ekspertëve të rritjes së kishës moderne! Në Shkrim, buxhetet e mëdhaja, anëtarët e pasur, dhe anëtarësia e madhe nuk janë portretizuar kurrë si qëllime të vlefshme. Pali nuk po i thoshte Timoteut sesi të ishte ”i suksesshëm”; ai nuk po e udhëzonte në teknika për rritjen e numrave; ai po e inkurajonte të shkonte pas standarteve hyjnore. Kjo, sigurisht, është ajo që e përcakton suksesin e vërtetë. Suksesi i vërtetë nuk është marrja e rezultateve me cdo kusht. Nuk është prosperiteti, fuqia, dukja, popullariteti, ose cdo nocion tjetër i botës për sukses. Suksesi i vërtetë është të bësh vullnetin e Perëndisë pavarësisht pasojave.   – Xhon Mekarthur [John Macarthur] “Të kesh turp për Ungjillin [Ashamed of the Gospel]”

Si e përkufizojmë Suksesin? – Nga John MacArthur Read More »

literature, bible, scripture-426132.jpg

Gjysëm të Vërtetat që Paraqiten si të Vërteta janë të Pavërteta

Fatkeqesisht ne shume kisha ungjillore sot nuk jepet nje ungjill i plote, nuk mesohet apo predikohet e gjithe keshilla e plote e Perendise, por ne shume raste predikohet vetem njera ane e medaljes, vetem gjysma e ungjillit dhe nje ungjill te zbutur, pa folur fare ose shume pak per mekatin, per drejtesine e Perendise, per ferrin, per pendesen. Sigurisht qe duhet te flasim edhe per dashurine e Perendise, por kjo eshte vetem njera ane e medaljes, ungjilli biblik duhet te perfshije nje ekspozim te mekatit te njeriut (dhe jo ne pergjithesi) por specifikisht, nje permendje te zemerimit dhe denimit te Perendise nen te cilen mekataret ndodhen, dhe pastaj prezantimi i Krishtit dhe dashurise se Perendise dhe thirrja per pendese dhe besim. Gjithashtu ne shume kisha ungjillore perdoren shume metoda pragmatiste per te terhequr njerezit, si drama, festivale, sporte ekstreme, argetim, etj. Keto jane metoda pragmatiste dhe metoda misherore. Jane mbeshtetje ne krahun e mishit dhe nuk kane aspak te bejne me fuqine e Perendise. Metodat pragmatiste ne kishen ungjillore amerikane (qe me vone kane ardhur edhe ne Shqiperi) u futen nga Charles Finney, ai thoshte qe predikuesit duhet te ishin me spontane, te perdornin argetime dhe anektoda ne predikim dhe ungjillizim, per ti manipuluar dhe per ti bere njerezit qe te besojne. Nese dikush ka kancer dhe ai shkon te doktori, nese doktroi i ben lajka dhe nuk i thote te verteten e plote, atehere ai nuk eshte nje doktor i vertete dhe nje doktor i mire. Por nese doktori i thote te gjithe te verteten e plote, ne menyre qe te shpetoje jeten e tij, atehere ai eshte nje doktor i mire, dhe ne kete do donim, qe ai te na thoshte te gjithe te verteten e plote dhe te bente cishte e mundur per mjekimin tone. Nese njerezit jane te humbur ne mekat dhe zemerimi i Perendise qendron mbi ta, nese ne do ti argetonim, do ti perkedhelnim, nuk do tju thonim te gjithe te verteten e plote te gjendjes se tij, atehere ne nuk do te ishim besnike ndaj Zotit. Kur ne i argetojme, dhe perdorim metoda pragmatiste dhe tregojme jo te gjithe keshillen e plote te Perendise, ne po tallemi me ta dhe ne duam me shume lavdine e njeriut sesa ate te Perendise. Metodat misherore qe perdoren nga kishat sot per te terhequr njerezit misherore do te prodhojne te konvertuar fallco. Ja pse ne shikojme kaq shume njerez qe ikin nga kisha, qe duken sikur besojne ne fillim por pastaj largohen, sepse ata asnjehere nuk kane qene te ulur nen predikimin e ungjillit biblik dhe te gjithe keshilles se plote te Perendise.   Soli Deo Gloria Bestar Flamuraj

Gjysëm të Vërtetat që Paraqiten si të Vërteta janë të Pavërteta Read More »