Martyn Lloyd-Jones

Thirrja e Biblës për jobesimtarin

Vëllezër dhe motra, ju përgjërohem, që të reflektojmë. Thirrja e Biblës për jobesimtarin nuk është “Zoti të do” por “Arratisu nga Zemërimi i Perëndisë që po vjen” dhe “Pendohu dhe Beso”. Cdo njeri do të dalë një ditë përpara Perëndisë dhe sa e pamend do të jetë që në vend që ti paralajmëronim njerëzit me dashuri për Zemërimin dhe Gjykimin e Perëndisë që po vinte i kemi lajkatuar dhe u kemi dhënë siguri dhe paqe të rreme në mëkatet e tyre.  

Thirrja e Biblës për jobesimtarin Read More »

Nevoja më e Madhe e Botës – Nga Martin Lloyd-Jones

Puna e predikimit është thirrja më e lartë dhe më e madhe dhe më e lavdishmja… nevoja më urgjente në kishën e krishterë sot është predikimi i vërtetë; dhe për shkak se është nevoja më e madhe dhe më urgjente e kishës, është gjithashtu nevoja më e madhe e botës. ~ Martin Lloid Xhons (Martyn Lloyd-Jones)   Preaching and Preachers [Predikimi dhe Predikuesit]  (Grand Rapids, MI; Zondervan; 2011) f. 17  

Nevoja më e Madhe e Botës – Nga Martin Lloyd-Jones Read More »

Doktrina Biblike e Drejtësimit

Por ky është një mesazh i mrekullueshëm, dhe kjo është ajo që nënkuptohet prej drejtësimit – që Perëndia na tregon ne që, si rezultat i veprës së Zotit Jezus Krisht, për shkak të jetës së tij, vdekjes dhe ringjalljes së tij, nëse ne besojmë në Të dhe ia besojmë veten tonë vetëm dhe plotësisht Atij, Perëndia fal mëkatet tona. Por jo vetëm kaq, Ai deklaron që ne jemi të lirë nga faji: më shumë se kaq, drejtësimi përfshin këtë. Ai jo vetëm që deklaron që ne jemi të falur dhe jemi pa faj, Ai gjthashtu deklaron që ne jemi pozitivisht të drejtë. Ai na ngarkon ne, kjo do të thotë, Ai na llogarit neve, drejtësinë e vetë Zotit Jezus Krisht, që ishte tërësisht pa mëkat, që nuk e zhgënjeu kurrë Atin e Tij në asnjë mënyrë, dhe që nuk shkeli asnjëherë asnjë Urdhërim ose ligj. Perëndia na jep ne – vendos mbi ne – drejtësinë e vetë Zotit Jezus Krisht, dhe pastaj shikon mbi ne dhe deklaron që ne jemi të drejtë në vështrimin e Tij të shenjtë. Kjo është doktrina biblike e drejtësimit.   ~ Martyn Lloyd-Jones (1899–1981)   The Assurance of our Salvation [Siguria e Shpëtimit tonë] (Wheaton, IL; Crossway Books; 2000) f. 35  

Doktrina Biblike e Drejtësimit Read More »