Marrëdhëniet

LETËR E HAPUR DREJTUAR TË RINJVE TË KRISHTERË QË SHIKOJNË PORNOGRAFI DHE MASTURBOHEN

LETËR E HAPUR DREJTUAR TË RINJVE TË KRISHTERË QË SHIKOJNË PORNOGRAFI DHE MASTURBOHEN I dashur vëlla i krishterë që po lufton më këto dy mëkate, Unë që po të shkruaj jam një vëllai yt, besimtar i krishterë, i cili për më shumë se tre dekada me radhë është përballur dhe përleshur me mëkatet e pornografisë dhe masturbimit. Më lejo të tregoj pak se si filluan në mua këto mëkate. Nisa të masturbohesha pa e mbaruar ende 8-vjeçaren, sepse në atë kohë (bëhet fjalë për periudhën përpara rënies së regjimit komunist) arsimi i detyrueshëm aq klasë kishte, pra, shumë kohë përpara se Krishti të më shpëtonte. Do të shkruaj edhe më poshtë se si përfundojmë tek pornografia dhe masturbimi, por në rastin tim gjithçka filloi me njohjen e trupit nën ndikimin e hormoneve. Madje fillimisht më vinte turp të flisja me shokët e mi për zbulimin tim, pra, për masturbimin. Për vite me radhë kam luftuar kundër këtyre përbindëshave dhe vazhdoj ende të luftoj e të përleshem me ta. Arsyeja edhe dëshira që më nxiti të t’i nis këta rreshta, faktikisht janë faqe të tëra, është që të të inkurajoj vazhdosh luftën e përditshme kundër këtyre dy përbindëshave, duke ndarë me ty disa strategji edhe armë lufte që mund t’i përdoresh për të ngadhënjyer mbi ta. Unë e di se çfarë do të thotë të përleshesh me këto mëkate dhe biesh kohë pas kohe në burgun plot baltë e ndyrësi ku përbindëshat përpiqen të na mbajnë mbyllur! E di se çfarë dëshpërimi të vjen kur i sheh petkat e të krishterit të bëra zhul për shkak të këtyre dy përbindëshave! Sa lot kam derdhur për shkak të këtyre mëkateve unë e di, turpin që kam provuar për shkak të tyre po unë e di! Dëshira për dëlirësi seksuale ka qenë një yll polar për mua në përpjekjet e mia, sepse isha i ndërgjegjshëm për këtë mungesë të madhe në jetën time frymërore! I di të gjitha, sepse siç thonë anglezët: “I have been there, done that!” (Kam qenë atje dhe i kam bërë ato gjëra). Mirëpo, dëshiroj që jo vetëm të të nxis, por dua të jem edhe një udhërrëfyes për ty, sepse synimi është që të dalim nga ferri i këtyre dy përbindëshave që i ngjason aq shumë luginës së hijes së vdekjes. Do të ndaj me ty gjithçka që kam mësuar rreth këtyre përbindëshave duke të të treguar rrënjën dhe joshjen e këtij mëkati dhe pastaj edhe strategjitë për ta fituar luftën kundër tyre. Jam ndalur në këtë letër pikërisht te pornografia dhe masturbimi, sepse këto janë mëkatet seksuale më të përhapura, më të arritshme edhe më lehtësisht të realizueshme, por edhe ato që praktikohen për një kohë më të gjatë, në rastin tim për tri dekada e ca. Ato janë themeli mbi të cilat ngrihen mëkatet e tjera seksuale edhe dera e hapur për të gjitha ato, ndaj duhet t’i mbysim ato që në embrion me qëllim që të kemi një jetë të dëlirë seksuale. Jam i sigurt këtë letër do ta lexoni edhe ju motra të krishtera. Jam i vetëdijshëm se duke i lexuar faqet e mëposhtme do të zbuloni një anë të errët dhe të panjohur për ju, tek vëllezërit tuaj në Krishtin, qofshin këta shokët apo bashkëshortët tuaj. Për më tepër, jam i sigurt se të vërtetat e mëposhtme do t’ju turbullojnë në rastin më të mirë, apo do t’ju tronditin e shkaktojnë dhimbje në rastin më të keq. Nuk ka dyshim që e vërteta me të cilën po ballafaqohemi është e hidhur, por siç ka thënë Zoti Jezus e vërteta të bën të lirë. Veç kësaj, kur të ndalemi tek dëshirat idhujtare aty do të gjeni mjaft material që i zbulon edhe zemrat tuaja. Kështu që tërthorazi kjo letër vlen edhe për ju, aq më tepër që do t’ju ndihmojë të kuptoni se si mund t’i ndihmoni vëllezërit e krishterë apo bashkëshortin tuaj që ende mbahet në burgun e këtyre dy përbindëshave, si edhe të luteni më shumë për ta. PSE PËRFUNDOJMË TEK PORNOGRAFIA DHE MASTURBIMI? Le ta fillojmë shqyrtimin tonë duke iu përgjigjur pyetjes së mësipërme. Mendja e njeriut është shumë pjellore. Asaj i pëlqen të përfytyrojë dhe fantazojë duke krijuar madje edhe botë imagjinare, të cilat janë të këndshme për të dhe për zemrën. Do të lexojmë për zemrën më poshtë edhe aty do ta kuptojmë se përse zemra jonë është e prirë ndaj mëkateve seksuale. Me mbarimin e fëmijërisë, brenda nesh zgjohen dëshira dhe ëndje të reja që nuk i njihnim më parë. Vjen dita edhe zëmë edhe i shohim pjesëtaret e gjinisë tjetër, pra, ju vajzat e gratë, me një sy tjetër. Mënyra se si mësojmë rreth seksit, pra, se si fillojmë të mendojmë rreth tij apo ta përfytyrojmë atë është përmes pamjeve e videove me përmbajtje gjithnjë e më seksuale që na rrethojnë. Vjen një ditë kur një shok na tregon një revistë pornografike, apo më keq akoma një video pornografike me anë të celularit të tij (fatkeqësisht në ditët e sotme celularët janë bërë të gjithëpërhapur e të gjerëpërhapur), edhe aty ndizet një llambë në trurin dhe zemrën tonë që zor se mund të shuhet. Edhe kështu dalëngadalë duke njohur organet tona gjenitale, nën peshën e të gjitha këtyre imazheve e përfytyrimeve, përfundojmë që kryejmë masturbimin tonë të parë. Në shumicën e rasteve ndodh edhe që zgjohemi të lagur tek organet gjenitale një mëngjes, një proces biologjik që ndodh te shumë djem, nën peshën e ëndrrave me përmbajtje seksuale edhe kjo shërben si shtysa e parë për atë që thashë më lart. Ama duhet thënë se ka edhe nga ata djem që i shpëtojnë këtij procesi në vitet e rinisë së hershme. Më e keqja është se askush nuk na shan për masturbimin, madje shokët tanë na lavdërojnë që kemi nisur “të luajmë me gjarprin” edhe na nxisin që të vazhdojmë më tej. Po ashtu, edhe gjoja psikologët e botës moderne e shpallin me të madhe se masturbimi është i nevojshëm dhe i dobishëm për një jetë

LETËR E HAPUR DREJTUAR TË RINJVE TË KRISHTERË QË SHIKOJNË PORNOGRAFI DHE MASTURBOHEN Read More »