Leximi i Fjalës

Të përfituarit nga Fjala e Perëndisë

Të përfituarit nga Fjala e Perëndisë Nga puritani Tomas Uotson (Thomas Watson) (1620-1686) Ky është artikulli i fundit i studimit klasik prej dy pjesësh i mënyrës së duhur se si të lexohet Bibla, Fjala e Shenjtë e Perëndisë. Autori është puritani Watson, pastor dhe mësues i shekullit të shtatëmbëdhjetë. Pjesa më e madhe e këtij studimi përmban udhëzime se si të lexojmë Biblën. Në pjesën e parë janë dhënë këto udhëzime: Hiq ato gjëra që do të pengojnë nga përfituarit prej leximit të Shkrimit. Përgatit zemrën për leximin e Fjalës. III. Lexoje Biblën me respekt. Lexoji librat e Shkrimit me rradhë. Fito një të kuptuar të duhur të Shkrimit. Lexoje Fjalën me seriozitet. VII. Puno që të mbash mend atë që lexon. VIII. Medito mbi atë që lexon. Afroju leximit të Shkrimit me zemër të përulur. Besoji fjalës së shkruar. Ç’moje lart Shkrimin. XII. Krijo një dashuri të zjarrtë për Fjalën. Nga kjo pikë e vazhdojmë këtë studim. Zoti iu bekoftë ndërsa lexoni dhe e vëni në zbatim këtë studim.   Si mund ta lexojmë Shkrimin që të përfitojmë sa më shumë shpirtërisht “Do ta mbajë pranë vetes këtë libër dhe do ta lexojë çdo ditë të jetës së tij, që të mësojë të ketë frikë nga Zoti, Perëndia i tij, dhe të zbatojë në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji dhe të këtyre statuteve” (Ligji i Përtërirë 17:19). DIREKTIVA XIII. Lexojeni fjalën me zemër të ndershme. Krishti flet për “zemrat e ndershme” (Lluka 8:15). PYETJE. “Çfarë do të thotë ta lexosh fjalën me zemër të ndershme?” PËRGJIGJE 1. Të lexosh me një zemër të gatshme që të njohë të tërë këshillën e Perëndisë. Një zemër të mirë nuk do që t’i fshihet ndonjë e vërtetë, por thotë si Jobi: “tregomë atë që nuk arrij të shikoj” (Jobi 34:32). Kur njerëzit marrin dhe lënë në besim sipas qejfit, do të bëjnë disa gjëra që u kërkon atyre fjala, por nuk do të bëjnë gjërat e tjera. Këto janë zemrat e pashëndetshme dhe nuk përfitojnë nga Shkrimi i Shenjtë. Ata janë si një pacient që pasi doktori i ka dhënë një ilaç të hidhur dhe një shurup, ai pin shurupin, por refuzon ilaçin. PËRGJIGJE 2. Të lexosh Fjalën me zemër të ndershme do të thotë ta lexosh atë që përmes saj të bëhemi më i mirë. Fjala është mjeti dhe vegla e shenjtërimit dhe e lexojmë jo thjesht për t’u ndriçuar, por që të na shenjtërojë: “Shenjtëroji në të vërtetën tënde” (Gjoni 17:17). Disa shkojnë te Bibla siç dikush shkon te kopshti për të marrë lule, për nocione të bukura. Agustini rrëfen që para se të shpëtohej ai vajti të dëgjonte Ambrosin më shumë për elegancën e fjalimit dhe për nocionet e pazakonta të tij sesa për anën shpirtërore të çeshtjes. Kjo është njësoj si një grua që lyen fytyrën, por lë pas dore shëndetin. Por kjo do të thotë që duhet të kemi një zemër të ndershme, kur vijmë te shkrimet si Namani te ujrat e Jordanit për tu shëruar nga lebroza jonë. “O” thotë shpirti “që kjo shpatë e Frymës të shpojë shkëmbin e zemrës time; që kjo fjalë e bekuar të ketë veti të tillë si uji i xhelozisë, të vrasë dhe të japë fryt ( Shiko Numrat 5:27-28); që mund të vrasë mëkatin tim dhe të më bëjë të frytshëm në hir.”   DIREKTIVA XIV. Mëso t’i zbatosh shkrimet. Merre çdo fjalë sikur të është drejtuar ty. Kur Fjala vetëtin kundër mëkatit, mendo kështu: “Perëndia e ka fjalën për mëkatin tim.” Kur flet për ndonjë detyrë: “Perëndia e ka fjalën për mua.” Shumë veta nuk e marrin shkrimin për vete sikur ai të bënte fjalë vetëm për ato që jetonin në atë kohë kur u shkrua, por nëse doni të përfitoni nga fjala, merre për veten tënde; një ilaç nuk do të bëjë mirë nëse nuk pihet. Shenjtorët e lashtë e morën fjalën sikur të ishte drejtuar atyre me emër. Kur Mbreti Josia dëgjoi kërcënimet që ishin shkruar në librin e Perëndisë, ai i mori ato për veten e tij: “ai grisi rrobat e tij dhe përuli” shpirtin e tij “para Zotit” ( 2 Mbretërve 22:11,13).   DIREKTIVA XV. Vëzhgoni pjesët e fjalës së përmbajnë parime, po ashtu si pjesët që përmbajnë premtime. Parimet përmbajnë detyra brenda tyre, siç venat mbajnë gjakun; premtimet përmbajnë ngushullim në to, siç arteriet mbajnë oksigjenin. Shfrytëzoi parimet për të të udhëzuar ashtu si premtimet për të të ngushulluar. Ata që hedhin syrin e tyre mbi premtimin, duke lënë pas dore urdhërimin, nuk ndërtohen nga Shkrimi, ata janë të dhënë më shumë mbas ngushullimit sesa pas detyrës. Ata ngatërrojnë ngushullimet e tyre, siç Apollo përqafoi dafinën në vend të Dafnit (shokut të tij). Trupi mund të fryhet me ajër si edhe me mish: një njeri mund të mbushet me ngushullim të rremë si edhe ç’mund të mbushet me ngushullim të vërtetë dhe real.   DIREKTIVA XVI. Mendo gjatë mbi pasazhet e shkrimit që kanë shumë material. Bleta ngulet në ato lule ku mund të thithë më shumë nektar. Megjithëse të gjitha pjesët e shkrimit janë të shkëlqyeshme, prapë se prapë disa pjesë të tij mund të kenë theks më të madh; janë më të qarta dhe më pikatëse. Leximi i emrave të fiseve apo i gjenologjive të patriakëve nuk ka të njëjtën rëndësi si besimi dhe “krijesat e reja” (2 Korintasve 5:17). Trego kujdes ndaj magnalia legis, “ gjërat e mëdha të ligjit ” (Osea 8:12). Ata që lexojnë vetëm që të shuajnë kuroizitetin, vetem merren me diçka sesa përfitojnë ndonjë gjë. Dhënia mbas mbretërimit të përkoshëm të Krishtin kam frikë ka dobësuar mbretërimin shpirtëror në zemrat e disa njerëzve.   DIREKTIVA XVII. Krahasoje veten me fjalën. Kontrolloni si Shkrimi dhe zemrat tuaj përputhen, kontrolloni orën tuaj me këtë diell. A janë zemrat tuaja si të thuash një transkriptim dhe pasqyrim i Shkrimit? A është kopjuar fjala në zemrat tuaja? Fjala thërret për përulësi; a nuk jeni vetëm përulur, por i përulur? Fjala thërret për rilindje (Gjoni 3:7); a keni

Të përfituarit nga Fjala e Perëndisë Read More »

Fjala e Zotit – Nga Çarls Spërxhën

Oh, sikur ti dhe unë të arrijmë në vetë zemrën e Fjalës së Perëndisë, dhe ta marrim Fjalën në veten tonë! Ashtu siç e kam parë krimbin të hajë në gjethe, dhe ta konsumjë, kështu duhet të bëjmë edhe ne me Fjalën e Zotit — jo të zvarritemi mbi sipërfaqen e saj, por të hamë në të derisa ta kemi marrë në pjesët tona më të thella…është e bekuar të hash në vetë shpirtin e Biblës derisa, si përfundim, ti arrin të flasësh në gjuhën e Shkrimit, dhe stili yt është i përcaktuar mbi modelet e Shkrimit, dhe, çfarë është akoma edhe më mirë, shpirti yt është parfumosur me fjalët e Zotit. Unë citoj Xhon Banjën (John Bunyan) si një shembull të asaj që dua të them. Lexoni ndonjë gjë prej tij, dhe do të shikoni që është pothuajse sikur po lexoni vetë Biblën. Ai e lexoi atë derisa shpirti i tij u ngop me Shkrimin; dhe, megjithëse shkrimet e tij janë mahnitërisht plot poezi, prapë ai nuk mund të na japë Rrugën e tij të Shtegëtarit — më të ëmblën e të gjitha veprave të tij — pa na bërë vazhdimisht të ndiejmë dhe të themi, “Pse, ky njeri është një Bibël e gjallë!” Shpojeni atë kudo — gjaku i tij është plot me Biblën, vetë esenca e Biblës rrjedh prej tij. Ai nuk mund të flasë pa cituar një varg, sepse vetë shpirti i tij është plot me Fjalën e Perëndisë. Unë ju rekomandoj shembullin e tij, të dashur.   ~ Çarls Spërxhën (Charles Spurgeon)   Spurgeon’s Sermons [Predikimet e Spërxhënit] (Spokane, Washington; Olive Tree Bible Software; 2010) eBook. Vol. 45, Predikimi Nr. 2644; Titulluar: The Last Words of Christ on the Cross [Fjalët e Fundit të Krishtit në Kruq]; Predikuar në 25 Qershor 1882.  

Fjala e Zotit – Nga Çarls Spërxhën Read More »

Të Flasësh drejt Fjalën e Perëndisë

Ky [Bibla] është libri i panjollosur nga asnjë gabim; është e pastër, e papërzier, e vërteta e përsosur. Pse? Sepse Perëndia e shkroi. Ah! Akuzoje Perëndinë për gabime nëse mundesh; thuaji Atij që libri i tij nuk është ai që duhet të jetë. Kam dëgjuar njerëz, që do donin ta ndryshonin Biblën; dhe (unë pothuajse skuqem që e them këtë) kam dëgjuar predikues ta ndryshonin Biblën e Perëndisë, sepse kishin frikë prej saj… Zotërinj, hiqni lëmimin nga gojët tuaja; Flisni fjalën e Perëndisë; ne nuk duam asnjë nga ndryshimet tuaja. Kam dëshmuar njerëz kur luten që në vend të thonë, “Ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj,” thonë “Ta përforconi thirrjen dhe shpëtimin tuaj.” Më vjen keq që ata nuk lindën kur jetonte kohë më parëPerëndia  që ta mësonin Atë se si të shkruante! Oh, paturpësi përtej të gjitha kufinjve!… Të përpiqesh ti diktosh të Gjithëmençurit – të mësosh të Gjithëdijshmin dhe të udhëzosh të Përjetshmin. E çuditshme që duhet të ketë njerëz kaq të këqinj sa të përdorin briskun e Jehojakimit për të prerë dhe hequr pasazhet nga Fjala, vetëm sepse ato janë të papëlqyeshme. O ti që nuk pëlqen disa pjesë të Shkrimit të Shenjtë, të jesh i sigurt që shija jote është e korruptuar… Mospëlqimi yt është arsyeja se pse Perëndia e shkroi atë, sepse ti nuk duhet të përshtatesh; ti nuk ke të drejta për të qënë i kënaqur. Perëndia shkroi atë që ti nuk pëlqen; Ai shkroi të vërtetën. Oh! Le të përkulemi në nderim të kësaj, sepse Perëndia e frymëzoi atë. Eshtë e vërteta e pastër. Këtu nga ky burim buron aqua vitae – uji i jetës– pa asnjë grimcë të tokës; këtu nga ky diell vijnë rreze shkëlqimi, pa përzierjen e errësirës. Bibël e Bekuar! Ti je e gjithë e vërteta.   ~ Çarls Spërxhën (Charles Spurgeon)   Spurgeon’s Sermons [Predikimet e Spërxhënit] (Spokane, Washington; Olive Tree Bible Software; 2010) eBook. Vol. 1, Predikimi Nr. 15; Titulluar: Bibla; Predikuar në mëngjesin e 18 Marsit 1855.  

Të Flasësh drejt Fjalën e Perëndisë Read More »

Ky Është Shkrimi i Perëndisë – Spurgeon

Qëndro mbi këtë libër [Biblën], dhe admiro autoritetin e tij. Ky nuk është një libër i zakonshëm. Nuk janë thëniet e sagave të Greqisë; këtu nuk janë shprehjet e filozofëve të epokave të kaluara. Nëse këto fjalë u shkruajtën nga një njeri, ne mund ti refuzonim ato; por, më lejoni të mendoj këtë mendim solemn, mendimin që ky libër është shkrimi i Perëndisë – që këto fjalë janë të Perëndisë!  Më lejoni të shikoj datën e saj; ajo datohet nga kodrat e qiellit. Më lejoni të shikoj shkronjat e saj; ato shfaqin lavdi në syrin tim. Më lejoni të lexoj kapitujt; ato janë të mëdhaja me kuptim dhe mistere të panjohura. Më lejoni të shikoj profecitë; ato janë shtatzëna me mrekulli të pamenduara. Oh, libri i librave! Dhe a nuk u shkrove ti prej Perëndisë sim? Atëhere unë do të përkulem përpara teje.  Ti libër me autoritet të pafundëm! Ti je një shpallje nga Perandori i Qiellit; Qoftë larg meje që arsyen timeta përdor për të të kundërshtuar ty. Arsye, vendi yt është të qëndrosh dhe zbulosh kuptimin e këtij libri, jo të tregosh çfarë ky libër duhet të thotë. Eja ti, arsyeja ime, intelekti im, ulu dhe dëgjo, sepse këto fjalë janë fjalët e Perëndisë. Nuk e di si ta zgjas këtë mendim. Oh! Nëse do të mbanit mend gjithmonë që kjo Bibël me të vërtetë u shkrua prej Perëndisë. Oh! Nëse do të hynit në dhomat e fshehta tëqiellit, nëse do të shikonit Perëndinë duke kapur penën e tij dhe duke shkruar këto shkronja – atëhere me siguri që ju do ti respektonit ato; por ato janë po aq shkrimi i Perëndisë sa edhe nëse do ta kishit parë Perëndinë ti shkruante ato. Kjo Bibël është një libër autoriteti; është një libër i autorizuar, sepse Perëndia e ka shkruar. Oh! dridhuni, asnjë prej jush të mos e përçmojë atë; ose të vini në dyshim autoritetin e saj, sepse është Fjala e Perëndisë.   ~ Charles Spurgeon (1834 – 1892)   Spurgeon’s Sermons [Predikimet e Spërxhënit] (Spokane, Washington; Olive Tree Bible Software; 2010) eBook. Vol. 1, Predikimi Nr. 15; Titulluar: Bibla; Predikuar në mëngjesin e 18 Marsit 1855.  

Ky Është Shkrimi i Perëndisë – Spurgeon Read More »