John Calvin

Reformimi i ekspozimit

Një ekzpozues i shquar që “iu kushtua” predikimit biblik ishte reformatori madhështor i Gjenevës, Xhon Kalvin. Përkushtimi i tij plot pasion ndaj predikimit të fokusuar në Fjalën, të udhëhequr nga teksti mbetet i papërsëritshëm. Për njëzet e tre vjet (1541-1564) ky pastor zvicerian shtjelloi me kujdes Fjalën e Perëndisë para kishës së tij. Kalvini predikonte nga Dhiata e Re dy herë çdo të dielë, dhe një javë po, një javë jo, ai shtjellonte pjesë së Dhiatës së Vjetër çdo mbrëmje në ditë jave. Para kësaj periudhe të gjatë shërbese të kompletuar, ai kishte munguar në shërbesën e podiumit pasi ishte dëbuar të dielën e pashkëve 1539 nga këshilli i qytetit të Gjenevës. Megjithatë pasi u kthye nga mërgimi tre vjeçar, Kalvini hyri në kishën e tij në Gjenevë (shtator 1541) me triumf dhe rifilloi ekspozimin e Shkrimit pikërisht aty ku e kishte lënë tre vjet me parë, në vargun tjetër. Më vonë Kalvini u sëmur rëndë javën e parë të tetorit 1558 dhe nuk u kthye ne podium deri të hënën e 12 qershorit 1559, një mungesë prej tetë muajsh. Por kur rifilloi shërbesën e tij ai filloi përsëri në vargun tjetër në Librin e Isaisë. Ai ishte i përpirë nga pasioni për predikimin ekspozues. Në fakt, Kalvini ishte kaq i përkushtuar të predikonte libra të tërë në Bibël, saqë shpesh i duheshin disa vite për të mbaruar seritë e predikimit. Për shembull, predikimi javor në librin e Veprave zgjati katër vjet. Atëhere ai predikoi 46 predikime mbi 1 dhe 2 Thesalonikasve, 186 predikime mbi 1 dhe 2 Korintasve, 86 predikime mbi letrat pastorale, 43 predikime mbi letrën e galatasve, dhe 48 predikime mbi Efesianët. Në vitet e fundit ai filloi të predikonte një harmoni të ungjijvë në pranverë të 1559 dhe vazhdoi të bëntë këtë gjë derisa vdiq pesë vjet më vonë, më 27 maj 1564. Gjatë të njëjtës periudhë predikoi 159 predikime mbi Jobin, 200 mbi Ligjin e Ripërtërirë, 353 mbi Isainë, 123 mbi Zanafillën, si dhe ekspozime të tjera. Predikimet e pasura të Xhon Kalvinit kishin një substancë të tillë, saqë ekspozimet e tij u bënë me kalimin e kohës baza e komentarëve të tij ndriçues. Përmes predikimit nga podiumi ai bëri komentarë mbi njëzet e tre libra të Dhiatës së Vjetër (duke përfshirë dhjetë nga librat e profetëve të vjetër) një harmoni të Ungjijve, Veprat, 1 dhe 2 Korintasve, Galatasve, Efesianëve, 1 dhe 2 Thesalonikasit, 1 dhe 2 Timoteut dhe Titit. Pjesa më e madhe e kësaj trashëgimie të gjërë dhe të pasur buronte nga predikimi i tij besnik ekspozues. A është predikimi biblik praktik? Kur konsiderojmë që predikimi ekspozues i Kalvinit ndikoi në mnyrë dramatike në dy kontinente, si nga ana fetare, ashtu edhe nga ajo kulturore, përgjigjja duhet të jetë pozitive. Çfarë tjetër mund të jetë më praktike se fuqia jetëndryshuese e predikimt të Fjalës së Perëndisë? Reformatori i famshëm gjenevas lartësohet mbi shekuj si një shembull që ia vlen ta ndjekësh në aktivitetin e pasionuar të ekspozimit biblik.   Steve Lawson “Uri në Vend” f. 110-111  

Reformimi i ekspozimit Read More »

Shpëtuar Vetëm prej Hirit apo Hirit Plus Vullneti i Lirë?

Ju nuk mund të mbroni në mënyrë konsekuente që ne jemi të shpëtuar vetëm “prej hirit” kur në të njëjtën frymë deklaroni që njeriu natyror ka një vullnet të lirë për të ardhur te Krishti (Gjoni 6:65). Njeriu ka nevojë për shpëtimin pikërisht sepse vullneti i tij është skllav i mëkatit. Dhe ajo që ëshë në skllavëri nuk është e lirë. Nuk është Krishti plus vullneti ynë i mirë që na shpëton por vetëm Krishti që na jep gjthçka që kemi nevojë për shpëtimin, duke përfshirë një zemër të re për të besuar. Vizitori: Çfarë është shpëtimi? Përgjigje: Përgjigjja e shkurtër është që shpëtimi është çlirim nga zemërimi i Perëndisë dhe shpëtim prej mëkatit…. Shpëtimi prej pasojave të drejta të rebelimit tonë kundër Perëndisë, u krye kur Perëndia mori ato pasoja mbi Veten e tij kur Krishti u kryqëzua në kryq. Zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të gjithë njerëzit ndarë nga hiri i Jezus Krishtit, i cili jetoi jetën që ne duhej të jetonim dhe vdiq me vdekjen që ne me të drejtë meritonim. Vizitori: Ok, çfarë është vullneti i lirë? Përgjigje: Vullneti i lirë është diçka që ekziston vetëm në mendjet e njerëzve. Njerëzit e rënë nuk kanë vullnet të lirë. Ai NUK është i aftë të MOS mëkatojë. Të gjithë njerëzit përveç Jezu Krishtit kanë shkelur ligjin e Perëndisë dhe kanë mëkatuar. Prandaj askush nuk mund ta shpëtojë vetveten ose të lëvizë edhe një gisht për shpëtimin e tij. Perëndia duhet të ndërhyjë që njeriu mund të ketë një shpresë. Dhe Ai e ka bërë këtë në Personin e Jezus Krishtit. Vizitori: Por atëhere, si mund ta kuptojë një person që është i shpëtuar? Përgjigje: Prej hirit ti shikon te drejtësia e Krishtit dhe jo në drejtësinë tënde. Shkrimet tregojnë që ne jemi të shpëtuar nëse Fjala e Perëndisë ka ardhur me fuqi hyjnore në shpirtin tonë në mënyrë të tillë që vetë-kënaqësia jonë është thërrmuar dhe vetë-drejtësia jonë është shkatërruar. Së dyti, Fryma e Shenjtë na bind për gjendjen tonë të mjerë, fajtore dhe të humbur. Së treti, Perëndia na zbulon mjaftueshmërinë vetëm të Jezu Krishtit duke na dhënë në mënyrë hyjnore besimin që na bën të kapemi pas Tij si shpresa jonë e vetme. Së katërti, kur Fryma ndryshon zemrën tonë Ai na jep një dashuri për Perëndinë, një dashuri për Fjalën e tij dhe një oreks për gjërat shpirtërore; një dëshirë për shenjtëri; dhe një kërkim për tu bërë si Krishti. Kjo nuk do të thotë që ti je pa mëkat, por ti dëshiron ti bindesh Krishtit dhe ndjen ankth kur nuk i bindesh Atij. (A.W. Pink) Vizitori: Por nëse unë e kam ndjerë këtë gjatë gjithë jetës sime? Përgjigje: Atëhere ka shumë gjasa që Fryma e Shenjtë ka hapur zemrën tënde ndaj ungjillit në një moshë të hershme. Citime: “…ai që në shpirtin e vet beson që njeriu kthehet te Perëndia nga vullneti i tij i lirë, nuk mund të jetë mësuar nga Perëndia, sepse kjo është një nga parimet e para që na mësohet kur Perëndia fillon me ne, që ne nuk kemi as dëshirë dhe as fuqi, por Ai i jep të dyja këto; Ai është “Alfa dhe Omega” në shpëtimin e njeriut. – C. H. Spurgeon (Spërxhën), Free Will, a Slave (Vullneti i Lirë, një Skllav). “…Çdo përzierje e fuqisë së vullnetit të lirë me hirin e Perëndisë nuk është asgjë tjetër veçëse një deformim dhe shtrembërim i hirit. Eshtë njësoj sikur dikush të hollojë verën me ujë të hidhur dhe të turbullt. Por edhe nëse ka ndonjë gjë të mirë në vullnet, vjen nga shtysat e pastra të Frymës.” – John Calvin (Xhon Kalvin), Institutet.   Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_reflections/  

Shpëtuar Vetëm prej Hirit apo Hirit Plus Vullneti i Lirë? Read More »

Mësuesi i Brendshëm

Ashtu siç ne nuk mund të vimë te Krishti derisa tërhiqemi prej Frymës, kështu edhe kur ne tërhiqemi ngrihemi në mendje dhe në zemër sipër të kuptuarit tonë. Sepse shpirti, ndriçuar prej Tij, merr një mprehtësi të re, për të soditur misteret qiellore, shkëlqimi i të cilave nuk mund të shihej më parë. Dhe e kuptuara e njeriut, e rrezatuar nga drita e Frymës së Shenjtë, më në fund fillon të shijojë ato gjëra të cilat i përkasin mbretërisë së Perëndisë, të cilat dukeshin budallallëk më përpara…Në të vërtetë, Fjala e Perëndisë është si dielli, duke ndriçuar mbi të gjithë ata të cilëve iu shpallet, por pa asnjë efekt te të verbërit. Tani, të gjithë ne jemi të verbër prej natyre, dhe si pasojë, nuk mund të depërtojë në mendjet tona derisa Fryma, si mësuesi i brendshëm, nëpërmjet ndriçimit të tij krijon hyrje për të. ~Gjon Kalvin (John Calvin)   Institutes of Christian Religion [Institutet e Fesë së Krishterë] Vol. 1  (Louisville, Kentucky; Westminster John Knox Press; 1974) f. 582.  

Mësuesi i Brendshëm Read More »

Fjala u bë Mish – Nga Gjon Kalvin

[Komentimi për Gjonin 1:14: “Dhe Fjala e bë mish dhe ndenji ndër ne dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit nga Ati, plot hir e të vërtetë”] Mish. Kjo fjalë shpreh kuptimin e saj me më shumë forcë se ajo që thotë ungjilltari që Krishti u bë njeri. Ai donte të tregonte se në çfarë gjendje të ulët zbriti Biri i Perëndisë nga lartësitë e lavdisë së tij qiellore, për hirin tonë. Kur Shkrimi flet për gjëndjen e ulët të njeriut e quan atë “mish.” Sa e madhe është distanca midis lavdisë shpirtërore e Fjalës së Perëndisë dhe ndyrësisë kutërbuese të mishit tonë! Prapësëprapë, Biri i Perëndisë u përul kaq poshtë saqë Ai mori mbi vete atë mish i cili është subjekt i kaq shumë mjerimeve… Fjala e përjetshme e Perëndisë që banonte gjthmonë me Atin, u bë njeri.   ~ John Calvin   John [Gjoni] (Wheaton, IL; Crossway Books; 1994)  Komentim mbi Gjonin 1:14.  

Fjala u bë Mish – Nga Gjon Kalvin Read More »