Mëkati dhe Ferri | Nga Spërxhën

Nga Spërxhën (Spurgeon), “Tymi i Vuajtjeve të Tyre” Nr. 602

Shih errësirën e mëkatit tënd nga drita e zjarrit të ferrit!

Ferri është e korra e vërtetë e mbjelljes së paudhësisë.

Eja, mëkatar i humbur, të kërkoj që të shohësh te Ferri —
Ferri është ajo çka mëkati sjell.
Ferri është fëmija i rritur plotësisht.
Ti e ke përkëdhelur mëkatin tënd.
Ti e ke puthur dhe e ke ledhatuar atë.
Por shikoje se çfarë sjell mëkati.
Ferri është veçëse mëkati i rritur plotësisht, kjo është e gjitha.

Ti luajte me atë këlysh luani; shih si vrumbullon tani dhe si bën copë-copë tani që është rritur në fuqi.

A nuk buzëqeshje ti me luspat e kaltra të gjarpërit?
Shih helmin e tij; shih se çfarë kanë sjellë pickimet e tij atyre që nuk kanë parë asnjëherë te gjarpëri prej bronzi për shërim.

A e sheh mëkatin si një gjë të vogël, një e metë që thuajse vihet re, thjesht një shaka, një copëz argëtimi?
Por shih pemën që çel prej tij. Nuk ka asnjë shaka atje – nuk ka argëtim në Ferr.

Ti nuk e dije që mëkati është kaq i lig. Disa prej jush nuk do ta dinë asnjëherë sa i lig është ai derisa ëmbëlsia e mjaltit e ka kaluar gojën tuaj, dhe hidhërimi i vdekjes zbret në organet tuaja jetësore.

Ti do e shohësh mëkatin si të padëmshëm deri në momentin që do të pickohesh në mënyrë vdekjeprurëse me thumbin e tij!

Perëndia im, që nga dita e sotme e në vazhdim më ndihmo të shoh përmes perdes së hollë që mbulon mëkatin, dhe sa herë që Satani më thotë që kjo apo ajo gjë është për kënaqësinë time, më ndihmo të kujtoj dhimbjen dhe ndëshkimin që është mbështjellë në të. Kur ai më thotë se një gjë e tillë është për dobinë time, më bëj të di që asnjëherë nuk do më sjellë dobi të fitoj gjithë botën dhe të humbas shpirtin tim. Më bëj të ndiej që nuk është argëtuese që të mëkatoj, sepse vetëm një i çmendur do e shihte zjarrin dhe vdekjen dhe të thoshte që, është argëtuese.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *