Të Flasësh drejt Fjalën e Perëndisë

Ky [Bibla] është libri i panjollosur nga asnjë gabim; është e pastër, e papërzier, e vërteta e përsosur. Pse? Sepse Perëndia e shkroi. Ah! Akuzoje Perëndinë për gabime nëse mundesh; thuaji Atij që libri i tij nuk është ai që duhet të jetë. Kam dëgjuar njerëz, që do donin ta ndryshonin Biblën; dhe (unë pothuajse skuqem që e them këtë) kam dëgjuar predikues ta ndryshonin Biblën e Perëndisë, sepse kishin frikë prej saj… Zotërinj, hiqni lëmimin nga gojët tuaja; Flisni fjalën e Perëndisë; ne nuk duam asnjë nga ndryshimet tuaja. Kam dëshmuar njerëz kur luten që në vend të thonë, “Ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj,” thonë “Ta përforconi thirrjen dhe shpëtimin tuaj.” Më vjen keq që ata nuk lindën kur jetonte kohë më parëPerëndia  që ta mësonin Atë se si të shkruante! Oh, paturpësi përtej të gjitha kufinjve!… Të përpiqesh ti diktosh të Gjithëmençurit – të mësosh të Gjithëdijshmin dhe të udhëzosh të Përjetshmin. E çuditshme që duhet të ketë njerëz kaq të këqinj sa të përdorin briskun e Jehojakimit për të prerë dhe hequr pasazhet nga Fjala, vetëm sepse ato janë të papëlqyeshme. O ti që nuk pëlqen disa pjesë të Shkrimit të Shenjtë, të jesh i sigurt që shija jote është e korruptuar… Mospëlqimi yt është arsyeja se pse Perëndia e shkroi atë, sepse ti nuk duhet të përshtatesh; ti nuk ke të drejta për të qënë i kënaqur. Perëndia shkroi atë që ti nuk pëlqen; Ai shkroi të vërtetën. Oh! Le të përkulemi në nderim të kësaj, sepse Perëndia e frymëzoi atë. Eshtë e vërteta e pastër. Këtu nga ky burim buron aqua vitae – uji i jetës– pa asnjë grimcë të tokës; këtu nga ky diell vijnë rreze shkëlqimi, pa përzierjen e errësirës. Bibël e Bekuar! Ti je e gjithë e vërteta.

 

~ Çarls Spërxhën (Charles Spurgeon)

 

Spurgeon’s Sermons [Predikimet e Spërxhënit] (Spokane, Washington; Olive Tree Bible Software; 2010) eBook. Vol. 1, Predikimi Nr. 15; Titulluar: Bibla; Predikuar në mëngjesin e 18 Marsit 1855.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *