Fryma do t’ju Bëjë ta Doni Fjalën

Nëse Fryma e Perëndisë është në ju, Ai do t’ju bëjë që ta doni Fjalën e Perëndisë dhe, nëse ndonjëri prej jush imagjinon se Fryma e Perëndisë do t’ju drejtojë të bëni fare pa Biblën, ju jeni nën influencën e një fryme tjetër e cila nuk është aspak Fryma e Perëndisë! Unë kam besim se Fyma e Shenjtë do t’ua bëjë të ëmbël dhe të dashur çdo faqe të këtij Regjistrimi Hyjnor në një mënyrë të tillë që do të ushqeheni mbi të dhe, pas kësaj, do ua flisni edhe të tjerëve. Unë mendoj se ia vlen që të mendojmë vazhdimisht që, edhe në vdekje, Zoti ynë i bekuar shfaqi pasionin e frymës së Tij, ku fjalët e Tij të fundit ishin një citim nga Shkrimi.

 

~ Çarls Spërxhën (Charles Spurgeon)

 

Spurgeon’s sermons [Predikimet e Spërxhënit] (Spokane, Washington; Olive Tree Bible Software; 2010) eBook. Vol. 45, Predikimi Nr. 2644; Titulluar: Fjalët e Fundit të Krishtit në kryq; Predikuar në mbrëmjen e Ditës së Zotit më 25 Qershor 1882.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *