Kuptimi i fjalës “Kosmos” te Gjoni 3:16

Shumë njerëz mendojnë se ata tashmë e dinë kuptimin e thjeshtë të Gjonit 3:16, dhe si pasojë ata konkludojnë se nuk është e nevojshme ndonjë studim i thellë për të zbuluar mësimin e saktë të këtij vargu. Eshtë e panevojshme të them se, një qëndrim i tillë, mbyll cdo dritë të mëtejshme të cilën ata mund ta marrin nga pasazhi. Nëse ndokush do të marrë një Konkordancë dhe të lexojë me kujdes pasazhet e ndryshme në të cilat termi “botë” (si një përkthim të fjalës “Kosmos”) përmëndet, ai shpejt do të kuptojë se të caktosh një kuptim të saktë të fjalës “botë” në cdo pasazh të dhënë nuk është kaq e lehtë, sa c’mendohet. Fjala “kosmos” me fjalën e saj ekuivalente në anglisht “World” nuk ka të njëjtin kuptim përgjatë Dhjatës së Re. Në fakt është krejt e kundërta. Ajo përdoret në disa mënyra të ndryshme. Më poshtë do t’ju referohemi disa vargjeve ku ky term përdoret, duke dhënë të paktën një shembull për cdo rast.

  1. “Kosmos” përdoretpër Universin si i gjithë. Veprat 17:24: “Perëndia që bëri botën dhe të gjitha sa janë në të, duke qënë Zot i qiellit dhe i tokës..”
  2. “Kosmos” përdoretpër tokën. Gjoni 13:1, Efesianët 1:4, etj, etj. “Por përpara festës së Pashkës, Jezusi, duke ditur se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishn në botë, i deshi deri në fund.” “Të kalojë nga kjo botë”, nënkupton, të linte këtë tokë. “Sikurse na zgjodhi në të përpara themelimit të botës.” Kjo shprehje ka kuptimin, përpara se toka të krijohej – krahaso me Jobin 38:4, etj.
  3. “Kosmos” përdoretpër sistemin e botës. Gjoni 12:31, etj. “Tani është gjykimi i kësaj bote; tani do të hidhet jashtë sundimtari i kësaj bote!” – krahaso me Mateun 4:8 dhe 1 Gjonin 5:19.
  4. “Kosmos” përdoretpër të gjithë rracën njerëzore. Romakët 3:19, etj. “Por dimë sesa thotë Ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që cdo gojë të heshtë dhe gjithë bota të bëhet fajtore përpara Perëndisë.”
  5. “Kosmos” përdoretpër njerëzimin minus besimtarët. Gjoni 15:18, Romakët 3:6. “Nëse bota ju urren ta dini se më ka urryer mua para jush.” Besimtarët nuk e “urrejnë” Krishtin, kështu që “bota” këtu janë jobesimtarët në kontrast nga besimtarët të cilët e duan Krishtin.“Kurrë mos qoftë! Sepse atëhere, si do ta gjykonte Perëndia botën?” Ky është një varg tjetër ku “bota” nuk mund të nënkuptojë “ti, unë, dhe të gjithë”, sepse besimtarët nuk do të “gjykohen” nga Perëndia, shiko Gjonin 5:24. Kështu që edhe këtu, është bota e jobesimtarëve.
  6. “Kosmos” përdoretpër paganët në kontrast nga Judenjtë. Romakët 11:12, etj. “Edhe nëse rrëzimi i tyre (Izraeli) ështëe pasuri për botën dhe humbja e tyre (Izraeli) është pasuri për kombet, sa më tepër do të jetë plotësia e tyre (Izraeli)?” Tani, vini re sesi fjalët e para ne shkronja të pjerrta përcaktohen nga fjalët e dyta që janë me shkronja të pjerrta. Këtu, përsëri, “bota” nuk nënkupton të gjithë njerëzimin sepse përjashton Izraelin.
  7. “Kosmos” përdoretvetëm për besimtarët. Gjoni 1:29; 3:16,17; 6:33; 12:47; 1 Korintasit 4:9; 2 Korintasit 5:19. Ia lëmë lexuesve t’i shikojnë këto vargje duke i’u kërkuar të vënë re me kujdes dhe saktësi se cfarë thuhet dhe parashikohet për “botën” në cdo varg.

Pra,fjala “Kosmos” ka te paktën 7 kuptime të qarta dhe ndryshme në Dhjatën e Re. Por, mund të bëhet pyetja: A e ka përdorur Zoti këtë fjalë për të ngatërruar ata që lexojnë Shkrimet? Ne përgjigjemi, Jo! Dhe, gjithashtu, Ai nuk e ka shkruajtur Fjalën e Tij për njerëz dembelë, që janë shumë të zënë me gjërat e kësaj bote, ose, si Marta, kaq shumë të zënë me shërbimin, dhe nuk kanë kohë dhe zemër për të “kërkuar” dhe “studiuar” Shkrimet e Shenjta! Mund të bëhet pyetja: Por si mund të dijë një kërkues i Shkrimeve cilin nga kuptimet e sipër-përmëndura fjala “botë” ka në cdo varg të dhënë? Përgjigja është: Kjo mund të përcaktohet nga një studim i kujdesshëm i kontekstit, duke vënë re me kujdes cfarë parashikohet nga “bota” në cdo pasazh, dhe duke u lutur dhe duke u konsultuar me pasazhe të tjera paralele me atë që studiohet.

Subjektiparimor i Gjonit 3:16 është Krishti si dhuratë nga Perëndia. Në fillim ne shikojmë se cfarë e lëvizi Perëndinë të “jepte” Birin e Tij të vetëm, dhe kjo ishtë “dashuria” e Tij e madhe. Së dyti, na informon për “e dha” Perëndia Birin e Tij, dhe kjo është për “Kushdo që beson.” Ndërsa gjëja e fundit na tregon pseZoti”edha”BirineTij(qëllimineTij),dhekjoështëqëcdokushqëbeson”tëmoshumbasëportëketëjetënepërjetshme.”

Fjala”botën”te Gjoni 3:16 i referohet botës së besimtarëve (të zgjedhurit e Perëndisë), në dallim nga “bota e të pabesëve” ( 2 Pjetri 2:5), dhe kjo, është e vendosur, nga një krahasim i pasazheve të tjera që flasin për “dashurinë” e Perëndisë. “Zoti e tregon dashurinë e tij ndaj NESH” – shenjtorëve, Romakët 5:8. “Zoti ndreq atë që do” – cdo bir, Hebrenjtë 12:6. “Ne e duam atë sepse Ai NA deshi i pari” – besimtarët, 1 Gjoni 4:19. 

Keqbërësindhe të padrejtin Zoti “e mëshiron” (shiko Mateun 18:33). “Dashamirës” me mosmirënjohësit dhe të liqtë (shiko Lluka 6:35).  “Duroi meshumë zemërgjerësi” enët e zemërimit. (shiko Romakët 9:22).  Por tëvetët Zoti i do!!

 

                 Arthur W. Pink. “The Soveregnity of God [Sovraniteti i Perëndisë]” f.253-254

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *